Nëse keni kaluar ndonjë ditë larg rrjeteve sociale këtë javë (dhe bravo ju qoftë nëse keni gjetur fuqinë ta bëni), mund të mos e dini se interneti ka gjetur “personazhin” e tij të ri kryesor: një lodër e mbushur në formë gingerbread-i. Dhe jo, nuk është thjesht një lodër - është një qendër debati dhe dashurie.
Gjithçka nisi me një postim viral në X, ku një përdorues tregonte eksperiencën e tij kur pa këtë lodër të çuditshme në dyqan dhe reagoi me “ew ew ew ew”, vetëm që më pas ta blinte nga “mëshira”. Kaq mjaftoi që interneti të shpërthente: disa e konsideruan të shëmtuar, të tjerë të adhurueshme dhe të gjithë bashkë e kthyen këtë gingerbread në “celebrity-n” më të ri të festave. Disa komentues nisën të tregonin lodrat që mendonin se dukeshin të çuditshme.
saw this guy and said Ew ew ew ew ew ew ugly and then felt so bad i cried and bought him pic.twitter.com/NGVt3aIFvS
— devin ? (@fartpog) December 13, 2024
Ai u bë aq i famshëm saqë kompania Ty - marka që prodhon këtë lodër - u detyrua të njoftonte ribërjen e saj pasi gjithçka u shit brenda orëve.
Dhe tani që edhe ju e dini këtë histori, jemi kuriozë: Çfarë mendoni? A është kjo lodër vërtet e këndshme apo paksa… e frikshme?