Out and About

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2024

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Është bërë traditë tashmë që dhjetori i festave të gëzohet edhe me shumë dhurata, që Vodafone Albania u mundëson abonentëve të saj. E siç e kërkon kjo traditë, fituesit e shumtë të shorteut “Fito me Vodafone” u mblodhën në një event të madh, ku ishin të pranishëm përfaqësues të kompanisë, duke finalizuar kështu shorteun tradicional të fundvitit, i cili filloi në 25 nëntor dhe u mbyll në 18 dhjetor.

Shorteu numëron këtë vit mbi 300 mijë pjesëmarrës dhe gjatë tij u grumbulluan mbi 10 milionë bileta në aplikacionet My Vodafone dhe JUTH app. Fituesit u shpallën pak ditë më parë në zyrat qendrore të Vodafone Albania, mes emocionesh të jashtëzakonshme.

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Vodafone Albania, kompania numër një e telekomunikacionit dhe rrjeti më cilësor dhe i shpejt në vend, që ka lançuar i pari përvojën e vërtetë 5G në Shqipëri, shpërndan çdo vit dhjetra shpërblime e dhurata të mëdha për klientët besnikë. Këtë vit, përveç dhuratave të mëdha – 15 televizorë Samsung, 25 iPhone Pro Max 16 dhe makinës Mercedes Benz EQA i 2024-ës, me 0 kilometra - u fituan çdo ditë edhe dhurata të tjera si kupona, VCoins, Gigabajts, minuta dhe 420 kupona në dyqanet Neptun, në vlerën e 100 eurove secili.

Ashtu siç është i shpërndarë edhe rrjeti i Vodafone në çdo cep të Shqipërisë, ashtu u shpërndanë edhe dhuratat e mëdha. Fituesit janë nga Korça, Fieri, Durrësi, Berati, Vlora, Lezha, Patosi, Prrenjasi, Librazhdi, Burreli, Kruja, etj. kurse çmimi i madh shkoi për Sefer Pazin nga Saranda.

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?

Shpirti i festave na kujton të dhurojmë sa më shumë për njerëzit më të dashur dhe nuk ka njerëz më të dashur për Vodafone Albania se klientët e saj, shumica e të cilëve janë pjesë e kësaj familjeje të madhe prej më shumë se dy dekadash tashmë.

Urojmë që 2025-a të jetë një vit i begatë! Së bashku mundemi!

Si mund të fitosh dhurata fantastike për festat?