
Buja që bëri futja e Gjestit në “BBVA” dhe vëmendja e pohimi që ai mori janë krahasuar me atë të Luiz Ejllit, i cili u kthye në fenomen në edicionin e dytë të këtij formati.
Situata është komentuar edhe në “Fun Club”, ku prezent ishte dhe Ronaldo Sharka, i cili dha një deklaratë që shkaktoi shumë reagime.
“Luizi me Gjestin, si të krahasosh gjyshin me nipin. Luizi ka përfaqësuar një mashkull tipik shqiptar, 40-vjeç, që rri te lokalet e lagjes, komenton, bullizon çdo lloj njeriu që del përpara”, tha Sharka.
View this post on Instagram
Nuk vonoi shumë as reagimi i Luizit. Ky i fundit zgjodhi të publikonte një pjesë të këngës të krijuar nga ish-banorët e “BBVA”, ku mes rreshtave, këndon edhe Ronaldo:
“Por unë flokët i ngjyrosë që të ngjaj me ty Luiz”, shoqëruar me një ikonë fluture.
Reagimi i Luizit është bërë viral, si një kundërpërgjigje mbi deklaratën e Ronaldos.
Ronaldo nuk e la me aq. Reagoi sërish, duke përmendur sëmundjen që stisi Luizi.
Epo, le të presim vazhdimin!
Artikuj të sugjeruar:
- Luiz Ejlli, opinionist i ‘Big Brother VIP 3’?
- Konfirmimi i shtatzënisë nga Luizi dhe Kiara: Ca hatërmbetje u lanë pas dhe 1 u rikthye
- Ç’është bërë në “BBVA 2”, nuk është lënë aty! Armaldo, irritohet nga emri i Luizit
- Ronaldo Sharka u përgjigjet Luizit dhe Kiarës
- Luizi dhe Kiara ironizojnë Ronaldo Sharkën?
Marrëdhënia mes tyre si brenda dhe jashtë shtëpisë ka qenë e trazuar dhe kjo nuk është hera e parë që përfshihen në një “sherr virtual”.