Egli Tako dhe marrëdhënia që po ndërton me Gjestin në “BBVA” ka qenë kryefjalë në rrjetet sociale. Ndërsa është vërejtur një afrimitet mes tyre, ku duket sikur Egli ka një pëlqim për të, një deklaratë e saj është bërë virale. Dhe…përmendet Olsi Bylyku.
Gjatë një bisede me Livian pas spektaklit të mbrëmshëm, Egli është shprehur se Gjesti e ka kthyer pas në kohë pasi i kujton Olsin.
“Po më kthen shumë në kohë Gjesti, po më kujton Olsin.”, tha ajo.
Më tej, ajo theksoi se janë mendimet e përafërta të Gjestit dhe Olsit që ia krijojnë këtë ndjesi.
“Shumë të ngjashëm në mendime me të, kur flasim seriozisht, më tremb.”, shtoi ajo.
Egli dhe Olsi i dhanë fund marrëdhënies së tyrë disa vjeçare, ndërsa asnjëri nuk ka dhënë detaje mbi motivet e këtij vendimi. Megjithatë, Egli është shprehur gjatë qëndrimit të saj në “BBVA” se është mirënjohëse për kohën dhe kujtimet e krijuara së bashku.
Nga ana tjetër, Olsi ka rigjetur dashurinë te gazetarja Denada Lura, lidhje të cilën e bëri publike me këngën “Amla”, që ia dedikoi të dashurës së tij të re.
Artikuj të sugjeruar: