TV Mania

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e ‘Big Brother’-it”

Shkruar nga Anabel

18 Janar 2025

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e

Është e pamohueshme se për mbarë Shqipërinë fjala “gjest” na sjell një person të caktuar në mendje këto ditët e fundit. Gjesti, artisti nga Kosova, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi, është kthyer shumë shpejt për Shqipërinë në një personazh të njohur me hyrjen e tij si banor në “Big Brother VIP Albania 4”.

Duhet përmendur gjithashtu se Gjesti kishte fituar tashmë një mbështetje të madhe nga publiku i Kosovës me pjesëmarrjen e tij në “BBVK3”, me daljen e bujshme nga e cila u bë menjëherë pjesë e “BBVA4”.

Sado që bujës që Gjesti po bën në “BBVA4” mund t’i ketë ardhur në ndihmë mbështetja dhe simpatia e mëparshme prej “BBVK3”-shit, është e padiskutueshme se ky banor mbart tipare të një lojtari të përkryer për formatin e Big Brother-it.

Këto janë disa nga arsyet pse:

#1. Gjesti mbart tiparet e “Liderit”

Siç kemi shpjeguar dhe më parë, sipas Biblës së Big Brother-it, Gjesti përmbush më së shumti karakteristikat e Liderit, prej protagonizmit që tregon në çdo situatë, pavarësisë që e karakterizon dhe aftësisë për ta drejtuar gjithë vëmendjen nga vetja.

Megjithatë, vihet re dhe një cilësi ndryshe nga Lideri tipik: Gjesti e bën lojën e tij vetëm. Vetëm 24 vjeç, ai ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve thjesht dhe vetëm me personalitetin e tij unik, pa krijuar aleanca të nisura prej tij, së paku deri më tani.

#2. Ai sigurohet të jetë lehtësisht i dallueshëm

Ndonëse brenda shtëpisë e kanë vënë në lojë për gjatësinë e tij, duhet theksuar se aty ku Gjesti qëndron, s’mund të kalojë pa u vënë re. Qoftë kjo prej veshjeve apo zhveshjeve të tij, lyerjes së flokëve, aksesorëve rozë si llastiku me kordele për vajza apo unaza me zemër rozë që mban në dorë, ky lojtar e ka të qartë qëllimin e tij për të krijuar një personazh të mirëfilltë brenda shtëpisë.

 

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Momenti i hyrjes brenda shtëpisë, qëndrimi plot vetëbesim dhe veshja që bie në sy

 

 

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Pellushi që tashmë e karakterizon, me shkronjat "BB" nga mbrapa

 

 

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Atletet, këpucët, papuçet e mëdha që tërheqin gjithmonë vëmendje

 

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Lyerja e flokëve me qëllimin për t'i vënë re ndryshimin
Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Shamitë me ngjyra të kokës

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e

Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Zhveshjet e shpeshta
Arsyet që e bëjnë Gjestin (momentalisht) “pulsin e
Këmishat me ngjyra

#3. Sjelljet e tij të ditës me ato të prime-t, janë të ndryshme

Nëse nga klipet në rrjete sociale shikojmë një Gjest hiperaktiv, që merr çdo gjë me të qeshur dhe është moskokëçarës deri në bezdisje të banorëve të tjerë, gjatë prime-t Gjesti tregon sjellje serioze duke krijuar një mister për figurën e tij.

Megjithatë kjo mendojmë se vjen dhe për shkak të arsyes së mëposhtme:

#4. Gjesti i njeh pikët e tij të dobëta

Forca e argumentit nuk është pika më e fortë e Gjestit dhe ai është shumë mirë në dijeni të këtij fakti, gjë që i shton pikë inteligjencës së tij. Pak dhe prej barrierave gjuhësore që krijojnë dialektet, në momentin kur Gjesti nuk arrin të artikulohet në mbrojtje të vetvetes, çohet dramatikisht nga kolltuku dhe detyron moderatorin e programit ta veçojë në Dhomën e Rrëfimit, duke ia dalë qëllimit e të orientuarit vëmendjen drejt tij.

Për Gjestin nuk ekziston diçka e tillë si të priturit për momentin e duhur, ai merr situatën në dorë dhe e krijon vetë atë.

#5. Ai njeh gjithashtu masën e publikut

Ndonëse Gjesti është provokativ dhe di të çojë deri në limite çdo banor brenda shtëpisë, vjen një pikë që ai njeh cakun e tij, apo të publikut qoftë, duke mos i dhënë njeriu “të drejtën” për ta quajtur ofendues dhe banal, por të këndshëm, pozitiv dhe shakator në këmbim.

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.