Dashuria (nga distanca) e Xumit ndaj Eglit dukej se nuk do përfundonte kurrë…derisa kutia e Pandorës do të trondiste “themelet” e kësaj romance të njëanshme. Egli pati vetëm një shans për të kthyer Xumin në armik dhe nuk e humbi atë. Një nominim kokë më kokë ka zëvendësuar surprizat e Xumit me debat të njëpasnjëshme.
Dashuria ia la vendit dramës dhe drama sa vjen e bëhet më interesante. Egli edhe Gjesti janë kthyer në “objektivin” e Xumit që nga e shtuna dhe ende nuk është e qartë nëse është xheloze apo “përtypje” e fundit për t’i shpëtuar nominimit.
Pas një sërë diskutimesh, Egli ka pretenduar se Xumi nuk e ka respektuar në asnjë moment dhe ka akuzuar se gjithçka ka qenë lojë.
“Ti vetëm respekt nuk ke treguar, por ke treguar se kush je në të vërtetë. Ti ke marrë indicie se çfarë po ecën dhe fjala ime ka pasur zero vlerë për ty. Ti ke dashur të dish vetëm se çfarë është përmendur çdo ‘prime’. Nuk ke pyetur njëherë se çfarë sikletesh më ke shkaktuar mua.”
Xumi, siç mund ta mendoni, ka refuzuar të ketë manipuluar situatat për vëmendje, madje duke pretenduar se është distancuar nga Egli pikërsht për të respektuar zgjedhjen e saj.
Por, kjo s’ka mjaftuar.
Xumi e ka vijuar më tej debatit, duke treguar motivin pse është futur në “BBVA”, dhe jo, nuk është fikja e dritave. Ai rrëfeu se 60% të çmimit të madh do e dhuronte për bamirësi, ndërsa 40% për të kuruar nënën e tij që vuan nga kanceri.
Kjo deklaratë ka prekur Eglin, e cila tha se nëse e fiton “BBVA”, atë përqindje të parave që Xumi do ia jepte nënës së tij, do t’ia japë ajo.
Po ashtu, ajo shtoi se këto situata nuk mund të përdoren për lojë, duke dhënë dhe një shembull nga vetja.
Egli ka shprehur se edhe ajo e ka të sëmurë babain, por nuk ka ndërmend ta përdorë për lojë.
Dita zbardhi sërish. Egli zgjoi Gjestin me puthje dhe përqafime, ndërsa brenda Xumit u rizgjua zhgënjimi i refuzimit. Teksa bisedonte me Aldon shprehu revoltën për sjelljen e Eglit, ku mbizotëroi fraza: “Ça i bona?!”
Dhe në mesin e një vorbulle debatesh të shumëllojshme, një parashutë dhe trëndafila që vinin nga qielli për Eglin ndryshuan atmosferën, por jo rrjedhën e debatit.
View this post on Instagram
Edhe gjatë këtij momenti, Xumi kishte diçka për të thënë. Këtë herë iu drejtuar Gjestit duke përdorur fjalën “dashnore”.
View this post on Instagram
Dhe ja tek arrijmë tek pika kulmore e dramës: Të bërtitura, akuza dhe kundërpërgjigje.
Xumi i tha Eglit se Zoti e ka mbrojtur duke evituar romancën mes tyre dhe shoqëruar me një deklaratë të fortë: “Gjithë jetën tënde je mbajtur me këmbalecat e të tjerëve!”
Aq u desh dhe debati u ndez më shumë se kurrë më parë.
View this post on Instagram
Drama, debatet dhe rrëfimet e ndjera duket se do na shoqërojnë deri spektaklin e ardhshëm, ku njëra nga të dy do të eliminohet (ose jo).
Epo, shokët e mirë janë për ditë të vështira dhe thyerja e njëra prej kutive të emergjencës është në diskutim.
Artikuj të sugjeruar: