TV Mania

E papritura ndodhi! Egli dhe Olsi Bylyku përballen në “Big Brother VIP Albania 4”

Shkruar nga Anabel

9 Prill 2025

E papritura ndodhi! Egli dhe Olsi Bylyku përballen në “Big

Ne prisnim të vinte Xheneta dhe të takonte Gjestin, por ja që për herë të parë gjatë këtij edicioni, zë vend shprehja e Ledionit: “Vëllai i Madh është i paparashikueshëm”. Për Eglin, e cila është në nominim me Laertin për finalistin/en i/e dytë, erdhi një takim i beftë, ai me ish-partnerin e saj, Olsi Bylykun.
 
Olsi e takoi Eglin dhe e falenderoi për fjalët e bukura dhe respektin që ka treguar gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e famshme. Takimi, pak i sikletshëm dhe sigurisht shumë i papritur nga ana e Eglit, u shoqërua me përqafime, përshëndetje dhe ca kunja.

“Po shikoja videon dhe u kënaqa me thënë të drejtën. Unë kam ardhur të të them disa fjalë të bukura. Edhe pse kam dashur të rri larg Big-ut, nuk kam mundur sepse m’i kanë dërguar njerëzit. Nuk befasohem nga mënyra e argumentit se e di që e ke. Gjëja që më ka befasuar ka qenë mirënjohja që ke treguar ndaj meje dhe jam shumë falenderues. Ndoshta marrëdhënia jonë u bë pak më e madhe për ne, por ne gëzojmë respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin”, u shpreh Olsi. 

Egli u shpreh konfuze, pasi kishte kërkuar një takim të tillë pas ndarjes, por ja që u takuan.

“E kam mirënjohjen për ty. Jeta vazhdon për gjithsecilin prej nesh dhe pavarësisht faktit që kemi qenë të rinj, besojmë se sot dhamë mesazhin më të mirë, për mirënjohjen që kemi ndaj njëri-tjetrit”.

E papritura ndodhi! Egli dhe Olsi Bylyku përballen në “Big

Egli tha se ka zgjedhur të mbajë të mirat nga lidhja me Olsin, duke u shprehur se do ta mbajë mend pikërisht për këto të mira dhe se i vjen mirë që ish-partneri e vlerëson diçka të tillë. Ndërsa ai u shpreh se Egli është dhuratë për një partner.
 
Më tej, ata bënë disa batuta për dashurinë e vërtetë. Egli i tha Olsit që tanimë ai e ka gjetur partneren e jetës, ndërsa aktori i humorit i uroi më të mirat në lidhje me Gjestin, pavarësisht se nuk përmendi emra.

Në fund, Olsi falenderoi partneren aktuale, e cila u tregua mirëkuptuese për mesazhin që ai donte të përcillte, ndërsa Egli u shpreh se e ka ditur që gjatë 5 viteve, Olsi e ka dashur.
 
Gjithashtu, Egli tregoi në linjën e jetës për lidhjen e saj me artistin, duke thënë se u lidhën kur kanë qenë 19 vjeç dhe ajo u rrit në këtë rrugëtim. Pas 5 vitesh, ata ndanë rrugët. Ajo shpjegoi se kaloi një fazë të errët dhe humbi veten në atë periudhë. Më tej, shtoi se kaloi sulme paniku dhe iu referua asaj kohe si “3 muaj të tmerrshëm”. Egli tregoi se nuk ishte më vetvetja dhe donte që kur të zgjohej të rikthehej ajo që kishte qenë më parë. Më tej, ajo mori hapa konkretë për të shpëtuar nga kjo gjendje.
 
Gjithashtu, ajo tregoi se fillimisht, kur hyri në “BBVA 4”, nuk donte të përfshihej në një raport, por të papriturat ndodhin. “E tillë është jeta dhe mua më pëlqen të rrëzohem dhe të ringrihem sërish”, tha ajo, ndërsa theksoi se është shumë e lumtur që i ka thënë “po” kësaj përvoje.

Artikuj të sugjeruar: