TV Mania

Më falni, por Gjesti sapo justifikoi veprimin e Jozit: “S’ka pas’ faj” o.O

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Më falni, por Gjesti sapo justifikoi veprimin e Jozit: “S’ka

Tematika më e nxehtë e momentit? Jozi i gjuan me shpullë Gjestit!
Çfarë prisnim? 1001 reagime publike (dhe me të drejtë).
Çfarë s’prisnim? Që vetë Gjesti të justifikonte dhunën e ushtruar ndaj tij.
 
E dimë që as ti s’e prisje dhe le të themi që s’është gjëja më normale në botë, por në një bisedë me Eglin, Gjesti u shpreh duke qeshur saktësisht:

“I tmerrshëm jam…e pe si ia hapa derën? S’ka pas’ faj që më ka rënë, s’ka pas faj, vallahi”.

Egli e nxiti të mos fliste për këtë dhe më vonë, fiksimi i Laertit, pra zëri i “Big Brother-it” (se Bona jo), i tërhoqi vëmendjen duke i thënë të ketë kujdes mikrofonin. 

Kujtojmë se Jozi i qëlloi me shuplakë Gjestit para se të linte shtëpinë e “BBVA 4”, kur eliminua nga gara. Ndërkohë, veprimi i tij është tejet i diskutuar dhe produksioni (a thua se nuk e ka zgjedhur vetë dhe e ka rifutur pasi doli me Zarf të Zi), u shpreh se distancohet nga dhuna e ushtruar ndaj finalistit.

Artikuj të sugjeruar: