Showbiz dhe TV

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të javës në showbiz-in shqiptar

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2025

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Nisim me më të freskëtën! Gjesti shpallet fituesi i “BBVA 4”

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjesti (Besart Kelmendi) është shpallur fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, duke fituar kështu çmimin e madh! Ai u zgjodh si i preferuari i publikut në një televotim kokë më kokë me Rozana Radin, pas eliminimit të Eglit dhe Laertit, të cilët ishin gjithashtu konkurrentë në finale. A do zhduket, a do lidhet me Eglin? Kjo është dilema tjetër!

Vesa Luma VS komentet

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Vesa publikoi si gjithë bota një foto në Instagram, por ca njerëz pretenduan se ajo “po pëson një krizë të moshës së mesme”. Më tej, Vesa publikoi një video të Aulona Mustës në Instastory, ku reagoi si me stil:“Fotot nga palestra, apo fotot me rrobabanjo ngacmojnë dhe acarojnë vetëm ato gra që nuk janë stërvitur një ditë në jetën e tyre!”

“Aulona, vazhdo të na frymëzosh,” shkroi Vesa. E qartë! Lëreni Vesën dhe gjithë gratë të postojnë ç’të duan!

Rikthehet drama! Labi flet për raportin e thyer me Dafinën

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Dramat e vjetra po rikthehen dhe Mërkuri s’është as në prapavijë! Labi, i ftuar në “RTV Dukagjini” foli sërish për raportin e thyer me Duffy-n dhe u shpreh se ata nuk kanë fare marrëdhënie.

“Unë kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta “mosmirënjohëse”, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në “Big Brother”, tha ai.

Plumbi del me plumb! Dafina i kundërpërgjigjet Labit!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Dafina, pas deklaratës së Labit, bëri një postim në Instagram, ku ndau një reflektim personal, duke u shprehur ndër të tjera: “Kam lënë pas çfarë që nuk më shërben më dhe kjo mjafton. Qëndroj e fortë në atë që jam”, duke theksuar se heshtja nuk është dobësi, por forcë. Në një tjetër pjesë ajo thotë: “Ata do flasin. Lëri të flasin. Do vazhdoj të jem vetvetja - me dashuri, gjithmonë.”

Gjesti justifikon shpullën e Jozit!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjesti, duke folur me Eglin, na tregoi se mendon se ndoshta e “ka merituar” shpullën e Jozit.
“I tmerrshëm jam…e pe si ia hapa derën? S’ka pas’ faj që më ka rënë, s’ka pas faj, vallahi”, u shpreh Gjesti, ndërkohë që Egli e nxiti që të heshtë.

E meqë ra fjala, Jozi reagoi

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Jozi u përmend (më vonë se Gjesti pas goditjes) dhe na tregoi se ka duruar shumë brenda “BBVA 4”, por edhe durimi ka një kufi. Pas falenderimeve të rastit, ish-banori tha:

“Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar... por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që perpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë (fjali dmth): “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis."

Gjesti dhe Egli; një puthje, shumë siklete

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Gjesti dhe Egli u martuan në “BBVA 4” dhe u puthën për të na transmetuar drithërima, por jo për mirë. Një puthje që ngjante sikur Egli i hëngri turinjtë Gjestit na bëri të reflektojmë se mos ndoshta kështu puthim të gjithë dhe gjejeni kush ka një pasiguri të re!

Loredana flet për raportin me Jozin

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Loredana, e ftuar në “Big Brother Fun Club” foli edhe për shpullën e Jozit ndaj Gjestit dhe u shpreh se ka marrë një vendim, për të cilin nuk do të flasë tani. Ajo e bëri të qartë që distancohet nga veprimi dhe tha:
“Akoma nuk e di se ku jam. Distancohem komplet nga gjesti. Është e papranueshme.”

Gerta s’e di pse u zgjodh Egli si finaliste dhe jo ajo

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

E dimë, konfuzë ishit edhe shumë prej jush, por sidomos Gerta. Në studion e “Big Brother Fun Club”, gazetarja tha se s’e di pse humbi sfidën përballë Eglit dhe u largua nga shtëpia e famshme: “Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi. Njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë”, tha ajo.

Ermal Peçi u bashkohet njerëzve që flasin për situatën kaotike në RTSH!

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

RTSH nuk na njoftoi për mostransmetimin e emisionit “E diela Jonë”, por moderatori Ermal Peçi e bëri! Përmes një postimi në Instagram, ai bëri me dije se në mënyrë të papritur emisioni i tij u ndërpre dhe u shpreh se e vërteta do të dalë në dritë.

“Unë nuk do të hesht dhe as nuk do të ndalem. Të gjithë ata që përpiqen të fshehin të vërtetën, le të kujtojnë se drejtësia është ende aty. Dhe do flasë. Shumë më shpejt se sa e mendojnë”, shkroi ai.

Krisa tregon gjithashtu se RTSH ka një ambient toksik

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

Krisa foli në “Uëtëfë Show” nga Andale Media dhe iu shtua vazhdës së gjatë të personave publikë që tregojnë përvojën e tyre aspak të mirë në RTSH.

“Një nga arsyet pse jam larguar nga RTSH, përveç Big-ut që më dha ofertën, ishte sepse ishte bërë një ambient toksik. Një ambient ku unë nuk po ndihesha më e sigurt në punën që po bëja”, tha Krisa.

Janë rikthyer Stresi dhe Keisi?

Një përmbledhje e ngjarjeve më të përfolura të

E mbyllim e një lajm të mirë!

Dashuria e përfolur mes dyshes mund të jetë rindezur dhe Stresi e nisi vetë shkëndijën e thashethemit. Ai publikoi klipin e këngës së re, e cila me shumë gjasa e ka titullin “Sa t’kam dasht” dhe protagoniste ishte (ish)bashkëshortja e tij, Keisi. Eh, dashuria…