Stili transparent dhe i tejdukshëm po shijon momentin e tij në modë, jo vetëm në veshje, por edhe në aksesorë, me stilistët që punojnë me një gamë të gjerë materialesh, për të arritur krijime sa më të bukura dhe verore.
Nëse dëshironi të përmirësoni stilin tuaj me këto aksesorë, mund të filloni me hapa të vegjël. Zëvendësoni vathët në formë rrethi dhe në ngjyrë gold/flori me një palë vathë transparentë ose shtojini një byzylyk transparent veshjes suaj. Më pas mund të eksperimentoni me një çantë transparente ose me një palë taka të tilla për një pamje moderne Hirusheje.
Pavarësisht se si zgjidhni ta përfshini atë në veshjet tuaja, një gjë është e sigurt - ky është një trend që ia vlen të provohet.
Disa ide:
Unaza
Varëse
Vathë
Këpucë
Çanta