Michelle Williams doli në rrugët e New York e veshur në mënyrë të përsosur për motin e pranverës, ku temperaturat ende luhaten. Aktorja, e cila po promovon serialin e saj të titulluar “Dying for sex”, u shfaq me një veshje Channel që tregon në mënyrë perfekte se si duhet të jetë stili ynë gjatë kësaj periudhe tranzitore.
Ajo kishte veshur një bluzë të shkurtër mjaft elegante, shoqëruar me xhinse me bel të lartë dhe të drejta, si dhe taka lëkure me shkëlqim, të cilat gjithashtu dukej se ishin nga Channel.
Duke shkuar kundër tendencave aktuale të bizhuterive që kërkojnë maksimalizëm, aktorja hoqi dorë nga vathët, unazat dhe byzylykët, duke zgjedhur të mbajë vetëm një varëse që kombinonte me detajet në bluzën e saj. Po ashtu, ajo mbante edhe një çantë të bardhë për të kompletuar pamjen.
Shikoni look-un e saj:
Disa ide tjera:
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: