
Kjo dekadë na dhuroi shumë veshje ikonike të frymëzuara nda dekada të ndryshme. Por jo të gjitha janë të përshtatshme për veshje të përditshme. Megjithatë, nëse shikojmë në rrjete sociale, do gjejmë shumë kombinime të thjeshta e elegante që jo vetëm i përshtaten epokës sonë, por duken të bukura edhe në vitin 2025.
Këtu janë gjashtë kombinime verore nga moda e viteve ’90 që duhet t’i provoni:
1. Kate Moss – Kanatjere e bardhë + Xhinse
Një kombinim klasik që ka rezistuar kohën. Kate shfaqet kombinuar me një kanatjere dhe xhinse të thjeshta, një veshje e lehtë dhe shumë e përshtatshme për çdo ditë.
2. Tyra Banks – Fustan Pastel + Këpucë Metalike
Fustani i verdhë duket yll në verë, ndërsa këpucët metalike ofrojnë një nuancë elegante për t’u dukur pak më ekstra.
3. Sarah Jessica Parker – Crop Top + Pantallona lino
Duke reflektuar stilin e “Carrie Bradshaw”, SJP zgjodhi një kombionim të një crop top-i me pantallona lino të bardha, kombinimi ideal për ditët kur kërkon diçka të freskët, por elegante.
4. Claudia Schiffer – Fustan Floral + Çantë prej kashte
Fustani me lule sjell një ndjenjë romantike, ndërsa çanta prej kashte plotëson ndjesinë verore.
5. Jennifer Lopez – Fustan me kopsa
Një fustan praktik dhe rehat, ideal për ditët me diell. Kombinoje me vathë të mëdhenj për një stil të plotë të viteve ’90.
6. Jennifer Aniston – Shorts Denim + Flip-Flops
Tipari i vërtetë i stilit kalifornian e ’90‑s: xhins të shkurtra, të kombinuara me një këmishë, veshja e përshtatshme për ditët kur nuk si se çfarë të veshësh.