Nuk kaluan shumë javë nga ndarja me Shaun White dhe emri i Nina Dobrev po lidhet menjëherë me një tjetër aktor të famshëm: Zac Efron.
Pas fotove dhe videove nga pushimet e tyre në Itali, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në një jaht me miq të përbashkët, rrjetet shpërthyen me pyetjen: “A ka diçka mes tyre?”
Por aktorja e "Vampire Diaries" e bëri të qartë për TMZ se me Zac nuk ka romancë. E pyetur drejtpërdrejt nëse janë çift, Nina tund kokën duke dhënë një “jo” të prerë. Kur gazetarët e ngacmuan edhe më tej, ajo shtoi shkurt:
“Jemi thjesht miq.”
36-vjeçarja nuk u ndal te thashethemet, por foli për veten dhe planet e saj:
“Jam e emocionuar për të ardhmen dhe e vetmja gjë që është e garantuar, është ndryshimi,” tha ajo.
Nina dhe Zac, 37 vjeç, u panë muajin e kaluar në një jaht në brigjet e Sardenjës, së bashku me miqtë e famshëm Miles dhe Keleigh Teller, si edhe aktorin e "Gossip Girl", Chace Crawford. Në foto, dyshja shfaqej duke qeshur, biseduar e dukshëm të afërt, gjë që ndezi menjëherë spekulimet për një romancë të re.
Por këto pushime erdhën në një moment të ndjeshëm për Dobrev: më 11 shtator, u bë e ditur se ajo i kishte dhënë fund fejesës me ish-kampionin olimpik Shaun White, pas pesë vitesh lidhjeje dhe gati një viti të fejuar.
Burime pranë çiftit e përshkruan ndarjen si një “vendim të përbashkët”, edhe pse raportimet e Daily Mail zbuluan se arsyeja ishte diferenca në prioritete: Shaun donte të krijonte familje, ndërsa Nina po përqendrohej te karriera.