Metropolitan

Ngjarja shokuese: Modelja italiane, 29 vjeç, ndërron jetë pasi u godit 24 herë me thikë nga partneri

Ngjarja shokuese: Modelja italiane, 29 vjeç, ndërron jetë pasi
Fotogramma/ROPI via ZUMA Press

 
Pamela Genini, modele italiane ka ndërruar jetë pasi është therur 24 herë me thikë nga ish-partneri i saj. Ajo ishte vetëm 29 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tarracën e një apartamenti në zonën “Gorla”, Milano dhe për vrasjen e saj akuzohet i dashuri i saj, Gianluca Soncin, 52 vjeç.  

Thuhet se fqinjët kanë tentuar të hyjnë në apartament pasi kanë dëgjuar britmat e Pamela-s dhe kanë njoftuar policinë.
 
Sipas medieve italiane, 52-vjeçari, pasi e kishte tërhequr Pamela-n në tarracë dhe e kishte therur 24 herë, ka tentuar të vrasë veten, duke e goditur veten 2 herë në fyt, në çastin kur pa se autoritetet kishin mbërritur në vendngjarje.

Ngjarja shokuese: Modelja italiane, 29 vjeç, ndërron jetë pasi
 
Një ish-partner tjetër i Pamela Genini, me të cilin duket se e ndjera kishte kontakt, u tha autoriteteve se lidhja e saj me 52-vjeçarin kishte shumë tensione dhe ajo planifikonte ta linte. Ajo madje, ishte duke folur me të në telefon, kur pa Gianluca Soncin-in në banesën e saj. Ish-partneri telefonoi menjëherë policinë. Pasi autoritetet thyen derën, panë skenën e tmerrshme dhe modelja ndërroi jetë nga plagët e shumta pak minuta më vonë.
 
52-vjeçari, i cili po trajtohet në spitalin “Niguarda” të Milanos dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dyshohet se ka hyrë në apartament duke përdorur një çelës që e kishte kopjuar disa javë më parë. Ai akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Ngjarja shokuese: Modelja italiane, 29 vjeç, ndërron jetë pasi
 
Sipas prokurores së Milanos, Alessia Menegazzo, modelja ka pësuar plagë “në qafë, shpinë, kraharor, gjymtyrët e sipërme; gjithsej 24 goditje me thikë”.
 
Prokurorja shtoi gjithashtu se provat dhe dëshmitë nga personat që e njihnin viktimën tregojnë se partneri e kishte përndjekur atë, ndërsa disa dëshmitarë kanë pohuar se Pamela kishte pësuar “dhunë fizike dhe kërcënime” nga partneri.

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼