
Si rrallëherë, Timothée Chalamet ka shprehur dashurinë e tij publikisht ndaj Kylie Jenner, teksa mori çmimin si aktori më i mirë i vitit në Critics Choice Awards 2026.
Gjatë fjalimit të fitores, pasi përshëndeti të nominuarit e tjerë, disa dedikime të ëmbla shkuan për të dashurën e tij, me të cilën ai është në një lidhje prej tre vitesh.

“Si përfundim, dua t’i them faleminderit partneres sime prej tre vitesh,” tha Chalamet.
Çifiti ka qenë në qendër të vëmendjes çdo herë gjatë daljeve të tyre. Edhe pse janë shfaqur shpeshherë krah njëri-tjetrit, kjo është hera e parë që shfaqin hapur ndjenjat e tyre në publik.
“Të dua,” shtoi ai. “Nuk do ta kisha arritur këtë pa ty. Faleminderit nga zemra.”
Kamerat u fokusuan te Jenner teksa ajo buzëqeshi dhe i thoshte “të dua” pa zë nga vendi i saj.
View this post on Instagram
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet u lidhën në fillim të vitit 2023 dhe së fundmi janë bërë gjithnjë e më të hapur për marrëdhënien e tyre.





