Showbiz

Njerëzit janë të bindur se Kylie dhe Timothée janë ndarë, por pse?

Njerëzit janë të bindur se Kylie dhe Timothée janë
Getty

 
Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner nuk janë parë bashkë prej një kohe relativisht të gjatë dhe fansat janë të bindur se ata janë ndarë.
 
“Prova”? Sipas The Sun, kryesisht fakti që Kylie ka postuar disa këngë "ndarjeje" në Instagram Stories, përfshirë “Lover, You Should’ve Come Over” nga Jeff Buckley dhe “Crying, Laughing, Loving, Lying” nga Labi Saffre.

Njerëzit janë të bindur se Kylie dhe Timothée janë
 
Megjithëse kjo s’është një provë shumë e qëndrueshme sepse:
1. Rreth asaj periudhe, një dokumentar i ri për Jeff Buckley u publikua.
2. Kënga ishte virale në TikTok, ndaj Kylie thjesht mund të ketë qenë fanse.
 
Por kalojmë tek një tjetër provë: Timothée nuk ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Kylie-t fundjavën e kaluar, por edhe për këtë kemi një teori! Arsyeja mund të jetë sepse ai është, si të thuash, i zënë me xhirimet e filmit të ri “Dune”, një prej filmave më të shumëpritur.
 
Një burim tha për People gjatë këtij muaji se Kylie dhe Timmy “janë mësuar me një orar të tillë” dhe se Kylie “do të fluturojë për ta parë kur të mundet”, ndërsa ai është shumë i zënë me “Dune”.
 
Personi anonim shtoi se Timothée “e di që muajt e ardhshëm do të jenë rraskapitës, kështu që po merr pak kohë për t’u çlodhur dhe rimbushur energjitë.”
 
Një tjetër burim tha se “xhirimet e gjata dhe të lodhshme” do ta çojnë Timothée-n “nëpër gjithë botën,” ndaj nuk është aspak befasuese që ai dhe Kylie nuk janë parë bashkë kohët e fundit (dhe me shumë gjasa, nuk do shihen për ca kohë).

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.