
Ajo që duhej të ishte një mbrëmje romantike, u kthye në një moment plot ankth dhe shqetësim për Dua Lipën dhe të fejuarin e saj, Callum Turner. Pasi darkuan në një restorant në Paris, ndërsa dilnin, çiftin e prisnin shumë fotografë, të cilët filluan t'u bënin foto pa ndaluar.


Duket se çifti e kishte vënë re praninë e tyre edhe më herët, pasi i fejuari i këngëtares, Callum Turner, doli i pari nga restoranti dhe u kërkoi me mirësjellje të largoheshin, por askush nuk e dëgjoi. I gjithë momenti i daljes nga lokali është publikuar nga një përdorues në Twitter, ku krahas videos shkruhet:
“Oh, Dua është shumë e zemëruar, kjo është e pabesueshme.”
Edhe pse fillimisht iu kërkuan me mirësjellje të largoheshin, fotografët nuk ndalonin. Dua madje u kërkoi të ndalonin aty dhe të mos e ndiqnin, por kërkesa e saj dhe e të fejuarit u injorua plotësisht. Fotografët vazhdonin të bërtisnin duke kërkuar që t'i lejonin të bënin foto. Një prej tyre madje dëgjohet t'i thotë se nëse do i lejonin vetëm një minutë t'i fotografonin, do i linin rehat.
oh dua is MAD this is ridiculous pic.twitter.com/MCGtQEO4NC
— ? (@nostaIgiahours) February 10, 2026
Ndaj situatës së krijuar komentuan edhe fansat e dyshes, të cilët reaguan ashpër ndaj fotografëve francezë. Një përdorues në Twitter shkroi:
“Çfarë guximi… Si mund të thonë 'na jepni vetëm një minutë dhe do t’ju lëmë të qetë'?”
“Duhet të jetë rraskapitëse.” – komentoi një tjetër.
Ndërsa dikush tjetër hamendësoi:
“Duhet t’i kenë ndjekur gjithë ditën, sepse nuk e kam parë kurrë kaq të mërzitur.”
Dua dhe Callum u lidhën në fillim të vitit 2024 dhe u panë për herë të parë së bashku në premierën e filmit "Masters of Air". Ata u fejuan vitin e kaluar.




