Metropolitan

Pas kritikave, Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber: “Turp që gjykoni”

Pas kritikave, Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber:
Foto: Britney Spears, Justin Bieber/ AP/ Getty Images

Kur bie fjala për të thënë atë që mendon, Britney Spears nuk kursen askënd. Këtë herë, ajo i ka dalë në mbrojtje Justin Bieber-it, i cili u kritikua për disa foto promovuese të albumit të tij të ri "Swag II".

Pas kritikave, Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber:

Pas kritikave, Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber:

Në setin bardh e zi, Justin pozoi pa bluzë, me xhinse mbi tuta dhe duke mbajtur në krah djalin e tij 1-vjeçar, Jack Blues Bieber. Disa e kritikuan për shkujdesjen dhe shfrytëzimin e të birit për profesionin e tij, por Britney kishte vetëm një gjë për të thënë:

“Turp për ata që gjykuan shtëpinë time kur isha me pizhamat e mia!!! Jam e dashuruar me këtë foto!!! Shumë e bukur!!!” shkroi ajo në Instagram duke ripostuar fotot e Justin.

Justin dhe Hailey Bieber prej kohësh janë bërë prindër super të kujdesshëm, duke e treguar Jack-un vetëm me shpinë në kamera. Madje, një ditë më parë, Justin ndau disa foto në kajak me të birin.

Pas kritikave, Britney Spears del në mbrojtje të Justin Bieber:

Ky reagim i Britney-t erdhi pak ditë pasi ajo foli hapur edhe për martesën e dështuar me Sam Asghari, duke e përshkruar si një “shpërqendrim të rremë” në vitet më të vështira të saj. Sam, nga ana tjetër, i është përgjigjur:

“Martesa ishte shumë reale për mua, e kam dashur dhe do ta dua gjithmonë.”

Një gjë është e qartë, edhe pse interneti gjykon çdo pozë apo vendim të tyre, Britney dhe Justin dinë të qëndrojnë përballë kritikëve me një indiferencë shumë të qartë.