Health

Pasi të lexosh këtë artikull, do t’i japësh shumë më tepër rëndësi gjumit

Pasi të lexosh këtë artikull, do t’i japësh shumë
Getty Images


Sëmundja e Alzheimer-it është një prej sëmundjeve që prek miliona familje në mbarë botën. Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë pse disa njerëz zhvillojnë këtë sëmundje dhe të tjerë jo, ndërsa kërkimet janë duke zbuluar se modelet e gjumit mund të luajnë një rol të caktuar në prekjen nga kjo sëmundje.

Studimi, i publikuar në “Alzheimer’s & Dementia”, ka shqyrtuar veçanërisht marrëdhënien mes fazës REM të gjumit dhe sëmundjes së Alzheimer-it. Por cili është lidhja mes tyre dhe më e rëndësishmja, si mund ta përdorësh këtë informacion për të ulur rrezikun për t’u prekur Alzheimer?

Për këtë studim, studiuesit shqyrtuan se sa kohë duhej që 123 persona të arrinin fazën REM të gjumit për herë të parë pas fjetjes, si edhe disa faktorë të lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it. (Faza REM është periudha kur sytë lëvizin shpejt dhe personi ëndërron, sipas klinikës "Cleveland". Është gjithashtu e rëndësishme për të mësuar dhe mbajtur mend.)

Nga pjesëmarrësit, 64 kishin sëmundjen e Alzheimer-it dhe 41 kishin dëmtim të lehtë aspektit konjetiv, ndërsa të tjerët kishin funksionim të rregullt. Të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan një studimi të gjumit dhe skanimeve që tregonin për Alzheimer.

Studiuesit zbuluan se njerëzit të cilëve u duhej më shumë kohë për të hyrë në fazën REM të gjumit kishin më shumë gjasa të kishin shenja të sëmundjes së Alzheimer-it.

A ka lidhje midis gjumit dhe Alzheimer-it?

Lidhja mes gjumit dhe sëmundjes së Alzheimer-it është ende në studim. Shoqata e Alzheimer-it thekson se njerëzit që jetojnë me demencë kanë shpesh probleme me gjumin, por aktualisht nuk ka prova të qarta nëse gjumi i keq është faktor rreziku për këtë sëmundje.

Megjithatë, disa kërkime sugjerojnë se mungesa e gjumit (ose gjumi i keq) mund ta rrisë rrezikun për Alzheimer. Një studim i publikuar në nëntor 2024 tregoi se 35% e njerëzve që konsideroheshin si persona që nuk bëjnë gjumë të mirë (dhe ndiheshin tepër të lodhur gjatë ditës) më vonë zhvilluan sindromën e “Rrezikut njohës motorik” (MCR), e cila konsiderohet pararendëse e demencës.

“Cilësia e dobët e gjumit është lidhur me sëmundjen e Alzheimer-it,” thotë Dr. W. Christopher Winter, neurolog dhe specialist i mjekësisë së gjumit në “Charlottesville Neurology and Sleep Medicine” dhe drejtues i podcast-it “Sleep Unplugged”.

“Në të kundërt, individët që flenë mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme duket se ulin rrezikun e dëmtimit të funksioneve njohëse", shtoi ai.

A mund ta rrisë mungesa e fazës REM rrezikun për Alzheimer?

Është ende e vështirë të thuhet me siguri. Ndërsa studiuesit përfunduan se duhen më shumë hulumtime, ata gjithashtu sugjeruan se kalimi më i ngadaltë në fazën REM mund të jetë një “shenjë e mundshme” për sëmundjen e Alzheimer-it.

Si mund të kaloj në fazën REM?

Shumica e njerëzve kalojnë 4-6 cikle gjumi gjatë natës dhe faza REM është pjesë e tyre. Fatkeqësisht, nuk mund të kontrollosh vetë se në cilat faza të gjumit hyn dhe momentin se kur. Ajo që mund të bësh është të fokusohesh në një gjumë cilësor në përgjithësi.

Winter jep këto këshilla për të përmirësuar gjumin:

- Përcakto një orar të rregullt për gjumin dhe zgjimin. Përpiqu t’i përmbahesh atij
- Kufizo alkoolin dhe kafeinën, veçanërisht shmang kafeinën pasditeve
- Bëhu aktiv fizikisht dhe syno të ushtrohesh në mëngjes për të përkrahur ritmin natyral të gjumit/zgjimit të trupit
- Krijo një rutinë të qetë dhe të qëndrueshme përpara gjumit që të ndihmon të çlodhesh
- Ki kujdes me medikamentet për gjumë.

“Ironikisht, disa prej tyre ndikojnë në fazën REM,” thotë Winter.

Si mund ta ulim rrezikun për Alzheimer?

Studiuesit ende nuk e dinë saktësisht çfarë e shkakton sëmundjen e Alzheimer-it dhe demencën, çka e bën të vështirë parandalimin. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë këto veprime për të ndihmuar në uljen e rrezikut:

- Më shumë aktivitet
- Përpiqu të parandalosh ose menaxhosh diabetin
- Menaxho presionin e gjakut
- Përpiqu të parandalosh ose korrigjosh humbjen e dëgjimit
- Kufizo ose shmang konsumimin e alkoolit
- Kufizo ose shmang duhanin

Nëse ke vështirësi me gjumin, Winter thotë se është e rëndësishme të konsultohesh me një profesionist të kujdesit shëndetësor sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

REELS

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi

Lot @meritonrama_

Si ju dukën Arilena dhe Salsano si prezantues të “Festivalit të Këngës”?