Metropolitan

P.Diddy do që të dalë nga burgu me çdo kusht dhe po ofron një shumë të majme parash!

P.Diddy do që të dalë nga burgu me çdo kusht dhe po ofron
Reuters

Sean “Diddy” Combs po kërkon që të lirohet me një garanci prej 50 milionë dollarësh, ndërkohë që pret dënimin në tetor, pasi një juri e shpalli të pafajshëm për akuzat më të rënda federale që përballej më herët këtë muaj.

Në një dokument të dorëzuar në gjykatë gjatë ditës së martë (29 korrik), avokati i Combs argumentoi se kushtet në qendrën e paraburgimit Metropolitan në Brooklyn janë të rrezikshme, duke vënë në dukje se persona të tjerë të dënuar për vepra të ngjashme të lidhura me prostitucionin zakonisht lirohen deri në shpalljen e dënimit.

“Sean Combs nuk duhet të jetë në burg për këtë,” tha Marc Agnifilo. “Në fakt, ai mund të jetë i vetmi person aktualisht në një burg në SHBA që ka qenë një klient i prostitutave dhe i vetmi që mbahet në burg për punësimin e eskorëve meshkuj për veten dhe të dashurën e tij.”

Nga ana tjetër, prokurorët kanë këmbëngulur më parë se ai paraqet rrezik për arratisje.

Combs, 55 vjeç, përballet me deri në 10 vite burg për dy akuza të “transportimit me qëllim përfshirjeje në prostitucion”, përfshirë fluturimin e personave nëpër SHBA, mes tyre të dashurat dhe punëtorët e seksit meshkuj, për takime seksuale.
 
Menjëherë pasi Combs u shpall i pafajshëm më 2 korrik, avokati i tij kërkoi lirimin me garanci.
 
Por gjykatësi Arun Subramanian e refuzoi kërkesën, duke thënë se Combs nuk kishte arritur të tregonte “me prova të qarta dhe bindëse” se nuk përbën rrezik për ndonjë person apo për komunitetin.

Sean "Diddy" Combs u shpall i pafajshëm për tre nga pesë akuzat me të cilat përballej në një proces gjyqësor që ka tronditur botën. Ai akuzohej për trafikim seksual, pjesëmarrje në grup kriminal, shantazh, zjarrëvënie dhe të tjera vepra penale.

Megjithatë ai u shpall i pafajshëm për trafikim seksual në dy raste, në atë të ish-të dashurës së tij Cassie Ventura dhe “Jane Doe”, dhe një tjetër akuzë për përfshirje në grup kriminal.

Nga ana tjetër, ai u shpall fajtor për dy akuza që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Sipas raportimeve të CNN, pasi dëgjoi vendimin, Combs u përkul në gjunjë para vendit të tij në sallën e gjyqit, uli kokën dhe dukej sikur po lutej. Më pas u ngrit, u kthye nga të pranishmit dhe filloi të duartrokiste. 

Gjykimi i tij nisi më 12 maj dhe zgjati pothuajse tetë javë. Reperi 55-vjeçar nuk ka pranuar fajësinë për asnjë nga akuzat dhe vazhdon të mohojë me forcë çdo shkelje ligjore, përfshirë dhe ato që lidhen me padi të mëparshme.

 

REELS

Mos zgjidhni më lodra vetëm se janë “të bukura”. Zgjidhni ato që formojnë trurin, emocionin dhe kujtimet. Na shkruaj moshën e fëmijës dhe ne do të të ndihmojmë të gjesh lodrën që bën diferencën. @noahs.ark.al – Loja që formon të ardhmen.

Njësoj motër, njësoj.

Vlerësojini gratë sa i keni në këtë jetë.

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿