Relationships

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e gjatë* me pyetje për çdo fazë të marrëdhënies

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e
Pond5

Nëse jeni në fazat e para të lidhjes, psikologët thonë se është koha e përshtatshme për të bërë pyetje që do të ndihmojnë të krijoni një themel të fortë për të ardhmen.

“Pyetja për përvojat dhe modelet e mëparshme në marrëdhënie mund të jetë e vlefshme për të kuptuar më thellë personin dhe çfarë të prisni. Kjo fazë mund të ndihet misterioze dhe joshëse, një mundësi e mirë për të bërë pyetje më të lehta për hobitë dhe preferencat seksuale”, shpjegon psikologia  Olivia Verhulst.

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e

Disa pyetje për çiftet e reja:
 
Cili ishte profesioni yt i ëndrrave kur ishe i/e vogël?
Çfarë të pëlqente më shumë rreth vendit ku je rritur?
Çfarë të pëlqente më pak?
Si është marrëdhënia jote me familjen?
Je i/e afërt me vëllezërit/motrat?
Kush ishte dashuria jote e parë?
Ke qenë ndonjëherë i/e dashuruar më parë?
Si do të të përshkruante miku yt më i mirë?
Kush është dikush në jetën tënde që e admiron?
Cila është gjuha jote e dashurisë?
Cila mendon se është cilësia jote më e mirë?
A beson në shpirtrat binjakë?
Gjëja që njerëzit do të mësonin për ty dhe do i habiste?
Cili është një qëllim që do të doje të arrije një ditë?
A të pëlqen puna jote aktualisht? E sheh veten duke e bërë në një periudhë afatgjatë?
Më trego për puthjen tënde të parë.
Më trego për eksperiencën tënde të parë intime.
Si u ndjeve për takimin tonë të parë? Çfarë bëre para se të takoheshim?
Çfarë kujton nga puthja jonë e parë?
Çfarë po të pëlqen më shumë deri tani në marrëdhënien tonë?

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e

Pyetje për çiftet që kanë kohë bashkë

“Për çiftet që janë bashkë prej kohësh, e ardhmja e marrëdhënies është një temë e rëndësishme — qoftë planifikim financiar, familjar, martesa apo shtëpia,” thotë Verhulst. Nëse je prej kohësh me dikë, mund të jetë koha e duhur për të bërë pyetje “të vështira” për nevojat dhe pritshmëritë e partnerit.

Cila është gjëja jote e preferuar në marrëdhënien tonë?
Çfarë (nëse ka diçka) do të doje të ndryshoje?
Çfarë do të doje të provonim së bashku?
Cili ka qenë date romantik i preferuar për ty?
Cili ishte përvjetori yt i preferuar?
Kur ndjeve më afër me mua?
Ku do të doje të jetoje një ditë dhe pse?
Cili është udhëtimi yt i preferuar që kemi bërë bashkë?
Si ndihesh për bashkëjetesën?
Çfarë pritshmërish ke nëse do të jetonim bashkë?
Si ndihesh kur je pranë familjes time?
A është e rëndësishme për ty marrëdhënia ime me familjen tënde?
A është e rëndësishme për ty marrëdhënia ime me miqtë e tu?
Cili nga miqtë e tu të nxjerr më të mirën tënde?
Si ndihesh për martesën?
A ke menduar ndonjëherë për krijimin e familjes?
A ka punë shtëpie që i do ose i urren?
Si ndihesh për ndarjen dhe/ose bashkimin e financave tona?
Çfarë ke frikë të më thuash?
Cilat janë qëllimet e tua profesionale për vitin që vjen?

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e

Pyetje për çiftet e sapomartuara

Edhe pse faza e parë e martesës mund të jetë magjike, Verhulst thotë se ekziston edhe “melankolia e muajit të mjaltit.”

Për të ruajtur këtë kohë argëtuese dhe emocionuese, ajo sugjeron pyetje të thella që të lidhin emocionalisht, të vendosin një ton pozitiv për të ardhmen dhe eliminojnë çdo shqetësim.

Cilin moment të dasmës (ose fejesës) do doje ta përjetoje përsëri dhe pse?
A pati pjesë të organizimit të dasmës që të pëlqyen më shumë?
Cili është kujtimi yt i preferuar nga ditët tona të para të lidhjes?
Cila pjesë e jetës së martuar të emocionon më shumë?
A ka ndonjë pjesë të jetës së martuar që të nervozon?
Si ndihesh që po përshtatesh me jetën e sapomartuar?
A ka diçka që mund të bëjmë për ta lehtësuar?
Si do të doje të dukej jeta jonë pas pesë vitesh?
Po pas 25 vitesh?
Cilat tradita mendon se janë të rëndësishme për ne?
Cili është një ritual ose rutinë ditore që do doje ta vazhdonim në martesë?
Si do ta mbajmë jetën tonë seksuale emocionuese dhe argëtuese?
Cilin çift të martuar admiron dhe pse?
Nëse do të kemi familje, cilat vlera do të doje t’u përcillnim fëmijëve tanë?
Si mendon që do të jemi si prindër?
Cila është këshilla më e mirë për martesën?

Për më shumë biseda kuptimplota: Një listë *e

Pyetje për çiftet që kanë vite të martuar

Nëse jeni bashkë prej shumë kohësh, Verhulst sugjeron pyetje që do t’ju rikujtojnë përkushtimin ndaj njëri-tjetrit.

“Marrëdhënia juaj mund të përfitojë nga fakti që i kujtoni partnerit që je ende i interesuar për ‘botën e tij/saj’, duke bërë pyetje për jetën e tyre të përditshme,” thotë ajo, duke vijuar: “Kjo ka rëndësi, sidomos nëse jeni të zënë dhe keni vështirësi të gjeni kohë për njëri-tjetrin. Por pyetjet nuk duhet të jenë të zakonshme — eksploroni tema që do t’ju bëjnë të dy të emocionoheni për të ardhmen!”.

Cila këngë ose listë këngësh të kujton marrëdhënien tonë?
Çfarë të pëlqen më shumë në jetën tonë së bashku?
Cila është arritja jote më e madhe për të cilën je krenar?
A ndihesh i/e përmbushur nga puna jote kohët e fundit?
Cila është mënyra jote e preferuar për të marrë dashuri?
Cila është përvoja më e mirë që kemi pasur këtë vit?
Nëse do të dilnim në pension nesër, çfarë do doje të bënim bashkë?
Cilat janë kujtimet tua të preferuara me fëmijët tanë dhe/ose familjet tona?
Si duket një martesë e lumtur për ne në këtë fazë të jetës?
A ndihesh plotësisht i/e dashur dhe i/e mbështetur nga unë?
A ka ndonjë mënyrë që unë të jem më pranë teje?
A ka zakone të këqija si çift që do doje t’i ndryshonim?
A ka zakone të mira që duhet t’i vazhdojmë?

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb