Showbiz

Përplasje fizike? Enxhi dhe Neada mohojnë aludimet, por njerëzit nuk binden

Përplasje fizike? Enxhi dhe Neada mohojnë aludimet, por njerëzit
Në foto: Blendi Salaj, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.

Prej disa ditësh, rrjeti është ndezur nga thashethemet se moderatoret e “Wake Up”, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, janë përfshirë në një përplasje fizike pas kamerave. Lajmi qarkulloi me shpejtësi nëpër portale, duke u bërë “tema e ditës”.

Gjatë programit të sotëm, autori dhe moderatori Blendi Salaj vendosi t’i adresojë publikisht zërat, duke u shprehur:

“Këto lajmet e rreme, sikur gocat janë përplasur fizikisht. Nuk dua t’u jap më shumë rëndësi seç duhet, sepse nëse u jep ushqim këtyre kandrrave të…Sqarimi mund të jetë ky: nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka ndodhur. Kaq. Sepse po t’u japësh justifikime, u jep ushqim këtyre.”

Neada, nga ana e saj, nuk e fshehu habinë: “Unë jam kurioze të di si ka dalë dhe si qarkullon ky titull." Blendi vijoi: "Dikush këtu e ka nxjerrë."

Ndonëse ekipi i “Wake Up” e mohoi kategorikisht incidentin, audienca online nuk u bind plotësisht. Ja disa prej komenteve që po qarkullojnë:“Pse duhet ta justifikosh thashethemin publikisht, kur mund ta injorosh?”; “‘E çuditshme si ka dalë’, ajo sapo na e vërtetoi”; “Kuptohet që gënjejnë”; “Duket qartë në fytyrën e tyre që kanë pasur diçka.”

Pra, edhe pas sqarimit në studio, në komente vihet re se një pjesë e ndjekësve vazhdon të mbetet skeptike.