Metropolitan

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori përgjigje surprizuese!

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori
Foto: Kylie Jenner/ Instagram; tassia_restaurant/Instagram

Kylie Jenner është duke eksploruar Europën këtë verë dhe ndalesa e radhës ishte në Greqi. Por si gjithmonë kur bëhet fjalë për një person nga klani Kardashian-Jenner, asgjë nuk kalon pa zhurmë.

Në datën 12 korrik, Kylie darkoi në Tassia, një restorant familjar në fshatin Fiscardo, ku u prit me shumë entuziazëm nga pronarët e lokalit, Polychronis dhe Tassia Dendrinos. Ata publikuan një postim në Instagram duke e quajtur praninë e saj një “nder”, duke shkruar:

“Një sipërmarrëse ikonike dhe një krijuese trendesh globale provoi mikpritjen dhe kuzhinën tonë greke. Ishte një kënaqësi e vërtetë ta kishim mysafire.”

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori

Ata madje thanë se shpresonin “ta prisnin sërish së shpejti”.

Në foto, Kylie shfaqet me një fustan të bardhë, dekoltenë e hapur, estetikën verore, pra gjithçka që pritet nga një postim i saj. Pikërisht kjo nuk i pëlqeu aspak ndjekësve.

Pas postimit, rrjetet shpërthyen, përdorues të shumtë i quajtën fjalët e restorantit “qesharake”, “servile” dhe madje kërkuan bojkotimin e lokalit.

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori

Një komentues shkroi:

“A i trajtoni edhe klientët e zakonshëm kështu apo vetëm kur vjen Kylie?”

Të tjerë u shprehën troç:

“Tani e di ku të mos shkoj në Greqi.”

Megjithatë, pati edhe nga ata që i dolën në mbrojtje familjes Dendrinos, duke theksuar se postimi ishte publicitet i pastër dhe shumë i zgjuar:

“Nëse një postim për Kylie-n i sjell më shumë klientë, sa mirë për ta.” “U bë hataja se falënderuan një të famshme që u ul në restorantin e tyre?”

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori

Kylie është në Europë me vajzën e saj Stormi (7 vjeç) dhe djalin Aire (3 vjeç), ndërsa partneri i saj Timothée Chalamet aktualisht ndodhet në Budapest për xhirimet e “Dune: Messiah”. Çifti megjithatë u fotografua më herët këtë muaj duke shëtitur dorë për dore në Saint-Tropez.

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori

Nga ana tjetër, Kylie ka ndarë me ndjekësit e saj një galeri fotosh nga Greqia, përfshirë fustanin e bardhë që e kishte veshur gjatë darkës te Tassia. Në disa foto, ajo shfaqet me shoqen e saj të ngushtë Anastasia Karanikolaou, të ulura pranë një tavoline duke pritur ushqimin.

Pronari i restorantit grek u mburr me prezencën e Kylie Jenner & mori