Metropolitan

S’ka nevojë për panik! Kylie dhe Timothée shfaqen sërish bashkë (shumë pranë nesh)

S’ka nevojë për panik! Kylie dhe Timothée shfaqen
WireImage

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet janë ribashkuar në Budapest, pas lajmeve se marrëdhënia e tyre mund të jetë në një krizë (madje, u raportua se edhe janë ndarë), pasi nuk u panë bashkë prej javësh.
 
Të martën, më 19 gusht, një kafene në Budapest, publikoi një foto ku shfaqen dy punonjës, bashkë me çiftin e famshëm; të gjithë duke buzëqeshur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Budapest Baristas - Buda (@budapestbaristas_buda)

Në mbishkrimin e postimit, kafeneja shkroi se çifti “thjesht hyri” dhe ishte “shumë i këndshëm dhe i sjellshëm”, gjatë gjithë vizitës, duke shtuar se punonjësit e kishin paksa të vështirë të përqendroheshin për të bërë porositë, pasi ishin tejet të emocionuar.
 
Zërat se Kylie dhe Timmy ishin ndarë sepse aktori nuk ishte prezent në ditëlindjen e saj, por një burim tha se “ata vijojnë të jenë bashkë, thjesht Timothée është tejet i zënë”.

S’ka nevojë për panik! Kylie dhe Timothée shfaqen
 
Më tej, vijoi: “Edhe pse Kylie ka një avion privat, fluturimi për të takuar partnerin zgjat 12 orë. Ajo është nënë dhe punon. Ka shumë përgjegjësi në Los Angeles. Orari i Timothée-s është i ngarkuar, me shumë pak kohë pushimi.”

S’ka nevojë për panik! Kylie dhe Timothée shfaqen

Kylie dhe Timmy u lidhën për herë të parë në prill 2023. Konfirmimi i lidhjes së tyre u bë në shtator të po atij viti, kur çifti u puth në një prej koncerteve të Beyoncé-s.
 
Së fundmi, ata gjithashtu debutuan si çift në tapetin e kuq. Kylie ishte pranë të dashurit të saj në ceremoninë e 70-të të çmimeve “David Di Donatello” në Romë, më 7 maj, ku ai mori çmimin “David for Cinematic Excellence”.

 

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.