Promo

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit kibernetik

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit
One Albania dhe departmenti i Gazetarisë dhe Komunikimit prezantojnë studimin.

Fëmijët dhe të rinjtë, ata që harxhojnë më shumë kohë në internet janë për rrjedhojë edhe më të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit kibernetik. Në të njëjtin vend ku ata kërkojnë informacion, argëtim dhe lidhje me botën, shumë prej tyre po ndeshen me një realitet shqetësues: mesazhe fyese, komente apo publikime që shkelin dinjitetin e tyre. 

Këtë të premte, One Albania, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, publikoi një studim kombëtar mbi bullizmin kibernetik në Shqipëri, një analizë e thellë mbi mënyrën se si ky fenomen prek të rinjtë në të gjithë vendin. Me mbi 850 të rinj të anketuar në dhjetë qytete, studimi ofron një panoramë të qartë të realitetit social dhe emocional të gjeneratës digjitale. Sipas gjetjeve të studimit, një në 5 të rinj shqiptarë ka përjetuar bullizëm online dhe këtë përvojë nuk e ka ndarë me askënd. As me prindërit, as me mësuesit dhe as me miqtë. 

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit

Mungesa e komunikimit, frika e gjykimit dhe ndjenja e izolimit janë elementët që e përkeqësojnë fenomenin, duke e thelluar, pa u marrë asnjëherë trajtimi i duhur.

Në prezantimin e studimit, Prof. Dr. Mark Marku, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, theksoi rëndësinë e këtij hulumtimi për të kuptuar realitetet e reja sociale. Ndërsa Prof. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave, solli në vëmendje transformimin e komunikimit online. 

“Në shumë raste ajo që konsiderohet si komunikim bullizues perceptohet si komunikim normal. Afërsisht 70% e të prekurve nuk i diskutojnë shqetësimet dhe problemet që lindin nga bullizimi me mësuesit në shkolla. Një situatë e ngjashme ndodh edhe në familje”, tha Prof. Dr. Mark Marku. 

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit

Eventi bëri bashkë zëra nga akademia, sektori privat dhe qeveria. 

“Rezultatet e këtij hulumtimi do të jenë ndihmesë e çmuar në hartimin e politikave të reja, forcimin e mekanizmave ekzistues dhe mbrojtjen e nxënesve dhe të të rinjve tanë. Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një sërë iniciativash që synojnë të frenojnë këtë fenomen”,  tha Orjana Osmani, zv. Ministre e Arsimit. 

I pranishëm në event ishte edhe përfaqësuesi i UNICEF Albania, Murat Sahin i cili theksoi se siguria online duhet të jetë prioritet. Sahin u ndal edhe tek nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional dhe edukim digjital, duke theksuar se siguria online është një pjesë e pandarë e mirëqenies së fëmijëve sot.

Për One Albania, mesazhi është i qartë: një rrjet i fuqishëm mbron njerëzit që e përdorin atë. Për këtë arsye lideri i telekomunikacionit angazhimin ndaj sigurisë online nuk e ka ndalur vetëm te fushatat e ndërgjegjësimit. Përgjegjësia sociale është e integruar plotësisht në shërbimet e One Albania, duke ofruar alternativa si One Safe, një platformë e krijuar për ta bërë shfletimin në rrjet më të sigurt. 

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit

“Detyra jonë nuk është vetëm të lidhim njerëzit, por t’i mbrojmë. Një rrjet i fuqishëm është ai që ofron siguri. Për këtë arsye kemi zhvilluar platformën One Safe, që i ndihmon familjet të navigojnë në internet pa rreziqe. Përtej saj, jemi vazhdimisht duke hulumtuar për alternativa të tjera për t’ju qasur grupmoshave të prekura nga ky fenomen”, tha Barna Kutvolgyi, drejtori ekzekutiv i One Albania. 

One Safe është një platformë që mbron pajisjet nga faqet e dëmshme, ofron filtra për përmbajtje të papërshtatshme dhe i jep prindërve mjete të forta kontrolli.

Studimi dhe diskutimet e zhvilluara gjatë eventit nxorën në pah një të vërtetë të rëndësishme: cyberbullizimi nuk është thjesht problem i teknologjisë, por i komunikimit, edukimit dhe kulturës sociale. Ndaj, çdo hap drejt ndërgjegjësimit, çdo bisedë e hapur dhe çdo akt mbështetjeje, është një hap më afër një shoqërie më humane, më të sigurt dhe më të ndjeshme ndaj të rinjve të saj.

Të rinjtë shqiptarë të vetmuar përballë bullizmit

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson