Metropolitan

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores ikonike, Diane Keaton

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores ikonike, Diane Keaton
FilmMagic

Diane Keaton ka ndërruar jetë nga pneumonia, kanë bërë të ditur familjarët e aktores së famshme, ndërsa kanë shprehur mirënjohjen e tyre për reagimin “e jashtëzakonshëm” të njerëzve për lajmin e trishtë.

“Familja Keaton është thellësisht mirënjohëse për mesazhet e jashtëzakonshme të dashurisë dhe mbështetjes që kanë marrë këto ditë në emër të së dashurës së tyre Diane, e cila ndërroi jetë nga pneumonia, më 11 tetor,” thuhet në deklaratën e familjes për revistën People.

Ata u bënë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë dhurime në nder të saj, t’i drejtohen kauzave që ajo vetë mbështeste:

“Ajo i donte shumë kafshët dhe ishte e palëkundur në mbështetjen e saj për komunitetin e pastrehë, ndaj çdo dhurim në kujtim të saj për një bankë lokale apo një strehë për kafshë do të ishte një homazh i mrekullueshëm dhe shumë i vlerësuar.”

Diane ndërroi jetë në Kaliforni në moshën 79-vjeçare. Ajo ishte një ikonë unike e kinemasë që nga roli i saj fitues i Oscarit në filmin “Annie Hall” (1977), për të cilin regjisori, skenaristi, partneri në film dhe ish-i dashuri i saj Woody Allen, u frymëzua nga jeta e saj e vërtetë. Diane ka luajtur në disa nga filmat më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, përfshirë sagën e “The Godfather”, “Reds”, “Marvin’s Room”, “Something’s Gotta Give”, “Father of the Bride” dhe “The First Wives Club”.

Vdekja e saj shkaktoi tronditje në gjithë Hollywood-in dhe në mbarë botën; megjithëse ajo nuk ishte shfaqur publikisht prej disa muajsh. Pas vdekjes, revista People citoi një burim të afërt me aktoren, i cili tha se shëndeti i saj “u përkeqësua shumë papritur” muajt e fundit dhe se madje edhe shumë nga miqtë e saj të vjetër “nuk ishin plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte.”

Ish-kolegët e saj, përfshirë Woody Allen, Jane Fonda, Keanu Reeves, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro dhe Meryl Streep, i kanë bërë homazhe të ndjerës.

Diane Keaton nuk u martua kurrë. Ajo lë pas dy motrat e saj më të vogla, Dorrie dhe Robin, si dhe dy fëmijët e saj, vajzën Dexter dhe djalin Duke, të cilët i adoptoi.

“Mëmësia më ka ndryshuar plotësisht,” është shprehur ajo, duke shtuar: “Është ndoshta përvoja më thellësisht përulëse që kam pasur ndonjëherë.”

 

REELS

S’kisha lekë për terapi dhe

😂😂😂

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼