Metropolitan

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk kanë ndodhur në të jetën reale!

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ed Gein në vitin 1957 dhe Charlie Hunnam në rolin e Ed Gein në "Monster: The Ed Gein Story"


Historia e vrasësit Ed Gein është rikthyer në ekran në pjesën më të fundit të serialit “Monster” nga Ryan Murphy. Pjesa e tretë titullohet “Monster: The Ed Gein Story” dhe ka në total 8 episode. Në këtë projekt kinematografik, Charlie Hunnam luan rolin e vrasësit të vërtetë, krimet e të cilit kanë frymëzuar filma të famshëm si “Psycho”, “The Texas Chainsaw Massacre” dhe “The Silence of the Lambs”.

Për pjesën më të madhe të jetës së tij, Edward Gein dukej si një fermer i zakonshëm nga një qytet i vogël, por gjithçka ndryshoi në vitin 1957, kur ai u arrestua për vrasjen e pronares së një dyqani, Bernice Worden. Ed pranoi gjithashtu se kishte vrarë Mary Hogan në vitin 1954. Pas arrestimit, policia kontrolloi shtëpinë e tij dhe zbuloi një numër të madh sendesh tronditëse të bëra nga lëkura njerëzore, të cilat ai i kishte marrë duke bastisur varret.

Ed më vonë pranoi se kishte vrarë dy gratë dhe kishte krijuar mobilie e rroba nga trupat e viktimave. Ai nuk u burgos, për shkak të çrregullimit mendor dhe u dërgua në një spital psikiatrik, ku qëndroi deri në vdekjen e tij, në vitin 1984.

“Ai është ndoshta një nga njerëzit më me ndikim të shekullit të 20-të dhe megjithatë, njerëzit dinë shumë pak për të”, tha Ryan Murphy për “Tudum”.

Por, sërish, në serial shohim se krijuesit kanë ekzagjeruar disa detaje për efekt dramatik. Ja disa prej elementeve që nuk përkojnë me jetën e vërtetë të Ed Gein.

Kujdes! Ky artikull përmban spoilers!

1. Adeline nuk ishte bashkëpunëtore e tij

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Adeline Watkins ; Suzanna Son në rolin e saj në serial

Në versionin e Murphy-t, Adeline Watkins (luajtur nga Suzanna Son) paraqitet si e dashura dhe ndihmësja e Ed Gein. Por në realitet, nuk ka prova për një lidhje të tillë. Pas arrestimit të Ed, Adeline i tha “Minneapolis Tribune” se kishte një marrëdhënie disavjeçare me të dhe se ai i kishte propozuar për martesë në shkurt të vitit 1955, por ajo e kishte refuzuar. Ajo e përshkroi si “të mirë, të ëmbël dhe të sjellshëm”.

Megjithatë, kur historia filloi të përhapej, ajo e tërhoqi deklaratën dhe i tha “Plainfield Sun” se e njihte thjesht si “një mik të qetë dhe të sjellshëm”.

“Nuk ka pasur asnjë romancë”, - tha ajo, duke mohuar se e kishte quajtur ndonjëherë “të ëmbël”.

2. Ed Gein nuk kishte marrëdhënie me Bernice Worden

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Bernice Worden ; Lesley Manville në rolin e Bernice

Në serial, Murphy sugjeron se Ed Gein kishte një romancë me viktimën e tij, Bernice Worden. Por në realitet, nuk ka prova që ata kanë pasur ndonjë lidhje. Ed pranoi se e kishte vrarë atë në dyqanin e saj, por këmbënguli se nuk kishte pasur kurrë përvoja seksuale për shkak të edukimit të rreptë fetar nga nëna e tij.

3. Pjesëmarrja e tij në vdekjen e Henry-t dhe rrëmbimin e Evelyn-it nuk u provua kurrë

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ed Gein me viktimën e pretenduar, Evelyn/ Netflix

Në serial, Ed vret vëllain e tij Henry-n pas një debati dhe e djeg trupin për të fshehur krimin. Në të vërtetë, nuk ka prova për këtë. Sipas librit “Deviant” (2005) nga Harold Schechter, Henry vdiq gjatë një zjarri aksidental në vitin 1944 dhe policia përjashtoi vrasjen si shkak.

Sa për Evelyn Hartley, një vajzë 15-vjeçare që shfaqet në serial si viktimë e Ed, ajo ishte person i vërtetë që u zhduk në vitin 1953, por rreth dy orë larg vendit ku jetonte Gein. Ai u bë i dyshuar pasi u arrestua, por asnjë provë nuk e lidhte me zhdukjen. Ai kaloi me sukses testin e makinës së të vërtetës.

4. Nuk ka prova që Ed Gein qenë nekrofil (person që kryen marrëdhënie seksuale me kufoma)

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ed Gein

Në shtëpinë e tij u gjetën maska, mobilie dhe rroba të bëra nga trupa njerëzish, përfshirë një “kostum gruaje”. Kjo çoi në spekulime për nekrofili dhe kanibalizëm; teori që edhe seriali i përfshin.
Por Ed Gein e mohoi kategorisht çdo akt të tillë. Ai madje e konsideronte erën e trupave si “të neveritshme”.

5. Ai nuk ka pasur komunikim me vrasësin serial Richard Speck

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ed Gein/ Richard Speck

Në “Monster”, Ryan Murphy paraqet Richard Speck duke i shkruar letra admirimi Ed-it dhe duke e quajtur “idhullin e tij”  Në realitet, nuk ka asnjë provë që ata kanë komunikuar ndonjëherë. Richard Speck, i dënuar për vrasjen e tetë infermiereve në vitin 1966, deklaroi në një intervistë:
“Unë nuk jam si asnjë vrasës tjetër. Jam thjesht një rast i çuditshëm.”

6. Gein nuk është etiketuar kurrë si gynephil (term shkencor për sjelljen që përshkruan një tërheqje seksuale ndaj grave ose feminitetit)

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ed Gein me punonjësin e psikiatrisë, William Belter

Në serial, Ed portretizohet si person i tërhequr nga historia e Christine Jorgensen, një grua transgjinore e njohur dhe beson se është “transgjinor”. Më vonë, ajo i thotë se ai nuk është transgjinor, por për shkak të presionit të madh fetar (në rastin e Gein), idealizoi trupin e gruas dhe në fakt ishte gynephil.

Në realitet, nuk dihet nëse Ed Gein e ka identifikuar ndonjëherë veten në këtë mënyrë. Krijuesit e serialit shpjeguan se ky element u shtua për të ndarë qartë çrregullimet e tij nga identiteti transgjinor.

7. Ed Gein nuk ndihmoi në kapjen e Ted Bundy-t

“Monster: The Ed Gein Story”: 7 detaje në serial që nuk
Ted Bundy/ Ed Gein

Në episodin e fundit, dy detektivë vizitojnë Ed-in në burg dhe ai i ndihmon të kapin vrasësin famëkeq Ted Bundy. Në jetën e vërtetë, kjo nuk ndodhi. John Douglas nga FBI është shprehur se e kishte takuar shkurtimisht Ed Gein, por ai ishte “shumë i shkëputur nga realiteti” dhe nuk mund të ndihmonte në hetime.

 

REELS

Masazhi që të bën të ndihesh më e lehtë, më e qetë dhe plot energji ✨ Provoje tani dhe zbulo pse të gjithë po flasin për të!

Sot, në datën 9 tetor 2025, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një armëpushimi dhe shkëmbim robërish, nëpërmjet negociatave indirekte që u zhvilluan në Sharm el-Sheikh, Egjipt. Detajet i gjeni në Story.

Janë 2 lloje motrash/shoqes në këtë jetë

Kur veshja dhe dukja nuk kanë lidhje me personalitetin 😂😂😂

Supriza me 💃 belly dancer 💃 që meriton çdo dhëndër 😈

Solidarizohemi me ju që keni fëmijë në çerdhe/kopsht 😩

Nucleofil – teknologji rigjeneruese nga @cfopharma @cfopharma_aesthetics Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit për një efekt lifting, por pa ndërhyrje kirurgjikale 🤫

Mësuesit imitojnë nxënësit se si sillen kur bie alarmi 😂😂😂

Çfarë do blinit?

Na lërni të jetojmë!!!!!