Health

10 metoda për të qetësuar dhembjen e grykës

Dhembja e grykës mund të jetë shenja e parë e ftohjes. Pavarësisht shkakut të dhembjes, shqetësimi ynë më i madh në ato momente është ndalimi i dhembjes, dhe shpejt madje. Ja disa mënyra për t’u ndier menjëherë më mirë.

Anti-inflamatorët

Një nga trajtimet më efektive për dhembjen e fytit mund të jetë tashmë në sirtarin tuaj të barnave. ”Këto ilaçe kanë një kombinim anti-inflamator dhe pakësues dhembjesh kështu që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe gjithashtu do të reduktojnë pak enjtjen që shkaktohet nga acarimi i fytit,” shprehet doktor Jeffrey Linder. “Nëse keni temperaturë, anti-inflamatorët do të ndihmojnë dhe në uljen e saj”.

Gargarë me ujë të kripur

Shumë studime kanë treguar se të bërit gargarë disa herë në ditë me ujë të vakët me kripë, ndihmon në uljen e enjtjes që vjen me acarimin e grykës si dhe ndihmon në hollimin e mukusit, çka ndihmon në nxjerrjen jashtë të bakterieve dhe irritantëve. Doktorët sugjerojnë të tresni një gjysmë luge çaji kripë në një gotë ujë. Nëse shija e kripur është e padurueshme provoni të shtoni shumë pak mjalt për ta ëmbëlsuar sado pak. Vetëm mos harroni ta pështyni përbërjen në fund.

Karamelet për grykën

Përtypja e karameleve shkakton prodhim të pështymës që ndihmon për mbajtjen e fytit të lagësht. Për të shtuar efektet zgjidhni marka me ingredientë freskues si mentja ose eukalipti.

Shurupi për kollën

Edhe nëse (ende) nuk keni kollë, këto shurupe të cilat jepen pa recetë, ndihmojnë në pakësimin e dhembjes.

Lëngjet

“Të qëndroni të hidratuar është shumë e rëndësishme sidomos kur jeni sëmurë dhe e keni fytin të irrituar,” thotë doktor Linder. “Duhet të pini ujë mjafteshëm që urina juaj të jetë në ngjyrë të verdhë shumë të çelët ose pa ngjyrë fare. Kjo ndihmon që të mbani të lagështa membranat e mukusit që të jenë të afta të luftojnë irritantët e ndryshëm që shkaktojnë sëmundjet”. Ajo çfarë pini është në zgjedhjen tuaj, shton Linder. Uji funksionon gjithnjë por mund edhe të pini diçka më të ëmbël si lëngje frutash me pak ujë të shtuar ose edhe të kripura si lëngu i mishit të pulës.

Çaji

U mërzitët me ujin? Një filxhani çaji të ngrohtë bimor jep efekte të menjëhershme tek gryka e irrituar. Për të shtuar efektet, provoni të shtoni një lugë mjaltë. Vetitë antibakteriale të mjaltit mund të kontribuojnë në një shërim më të shpejtë.

Supa me pulë

Një ilaç i lashtë për kurimin e ftohjes, supa me pulë mund të qetësojë edhe dhembjen e grykës. “Përbërësit e lëngut të pulës kanë veti anti-inflamatore,” shprehet doktori Jeffrey Linder. Gjithashtu një benefit tjetër është se kur kemi një grykë të irrituar e të enjtur, ngrënja është e vështirë. Ushqime të lëngshme si supa kalojnë më tjeshtë dhe na sigurojnë vlerat e duhura për të na ndihmuar të luftojmë sëmundjen.

Pushimi

Mund të mos jetë metoda më e shpejtë, por pushimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për të luftuar infeksionin që ka shkaktuar dhembjen e grykës. Pushimi i duhur ndihmon në një shërim më të shpejtë.

Antibiotikët

Në gati 10% të rasteve, dhembja e fytit lidhet me një infeksion të quajtur Streptococcus pyogenes. Në qoftë se, VETËM NË QOFTË SE diagnostikoheni me këtë infeksion ose ndonjë të ngjashëm, mjeku mund t’ju rekomandojë përdorimin e antibiotikëve. Gjithnjë përdorini të gjitha kokrrat edhe nese ndiheni mirë përpara se ti mbaroni ato.

 

Burimi: Health

REELS

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐

Kjo është e vetmja palestër ku do shkoja me qejf 🤤

Një intervistë e shkurtër me “riders” në @sunride.al . Nëse do të provosh dhe ti ndjesinë që të jep SunRide dhe komuniteti fantastik i tyre, ky është momenti.🚴‍♀️ #sunride #cycling #backtothebeat

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!