Metropolitan

2 burra seksi (sipas internetit) pretendohet të kenë bërë vjedhjen në Luvër, por si qëndron e vërteta?

2 burra seksi (sipas internetit) pretendohet të kenë bërë
Instagram

Nëse ke qenë online gjatë javëve të fundit, me siguri ke parë e dëgjuar plot lajme për grabitjen e bizhuterive në Luvër. Sinqerisht, e gjithë ngjarja duket si e dalë direkt nga një film aksion.
 
Ja një përmbledhje e shkurtër, nëse ke qenë në Tibet: Më 19 tetor, një grup hajdutësh hynë në muzeun e famshëm gjatë ditës dhe grabitën një koleksion bizhuterish historike. Edhe pse janë praktikisht të paçmuara për shkak të vlerës së tyre historike, vlera e bizhuterive të vjedhura vlerësohet në rreth 88 milionë euro. 

Në javët që pasuan, rrjetet sociale u mbushën me teori rreth grabitjes: kush e bëri, si ndodhi dhe (deri tani) si arritën të shpëtonin dhe t’ia hidhnin paq? Por, fati i grabitësve duket se ka mbaruar: prokuroria publike e Parisit konfirmoi së fundmi se disa persona janë identifikuar dhe arrestuar.
 
Pas arrestimeve, dy foto “mugshot” (foto arrestimi) filluan të qarkullonin gjerësisht online, duke marrë shumë vëmendje për një arsye të çuditshme: të dy “të dyshuarit” ishin shumë tërheqës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by France ???????? Travel | Paris | Europe | Travly (@france)

“Është kaq franceze nga ana e tyre të jenë kaq tërheqës që të dy,” tha aktorja dhe aktivistja Jameela Jamil, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Pse duken si modele të Calvin Klein?”

Megjithatë, sado “seksi” të jenë, dy burrat nuk kanë asnjë lidhje me grabitjen e bizhuterive, siç është zbuluar.

Kush janë “të dyshuarit” e rremë të grabitjes në Luvër?

Një postim viral në Instagram, i publikuar më herët këtë javë, përfshinte fotot e dy burrave që supozohej se ishin arrestuar si pjesë e grabitjes së bizhuterive të Luvrit.

“Policia e Parisit ka arrestuar dy burra të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive të paçmuara nga Muzeu i Luvrit,” thuhej në përshkrimin e postimit. “Dyshja u kap pas një ndjekjeje pranë piramidës ikonike prej xhami. Autoritetet thonë se hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa po punojnë për të gjetur artefaktet e humbura.”

Komentet nën postim u mbushën shpejt me reagime pozitive për pamjen e burrave. “Janë vetë vepra arti!” shkroi dikush, duke reflektuar të njëjtin mendim si Jameela. “A janë beqarë?” pyeti një tjetër përdorues i Instagram-it, ndërsa një i tretë shtoi: “Këta djem po vjedhin edhe zemra.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by France ???????? Travel | Paris | Europe | Travly (@france)


 
Por një kërkim i thjeshtë në Google për origjinën e fotove i shkatërroi të gjitha këto iluzione. Rezulton se asnjë nga fotot nuk është e re dhe të dyja datojnë nga fillimi i viteve 2010.
 
“i dyshuari” në të majtë në postimin viral të Instagramit është shfaqur që në vitin 2013 në një artikull të “Buzzfeed” me titull: “Djemtë më tërheqës që janë arrestuar ndonjëherë”, me foto të marra nga llogaria hotandbusted.tumblr.com. Artikulli me shaka thoshte se ai ishte akuzuar për “vjedhje të madhe zemrash në tre shtete të ndryshme.”
 
Sa për “të dyshuarin” tjetër, ai ishte përfshirë në një përmbledhje të quajtur “Felon Crush Friday”, të publikuar në “Gossip On This” në vitin 2014. Imazhi ishte marrë nga Zyra e Sherifit të Broward County në Florida… pra shumë larg nga Luvri në Paris.
 
Më shumë prova që “të dyshuarit” viralë nuk kanë lidhje me grabitjen vijnë nga një postim tjetër në Instagram, i cili përfshinte një “mugshot” të aktorit të “Gossip Girl”, Chace Crawford.

Kush janë vërtet të dyshuarit e grabitjes së bizhuterive në Luvër?

Deri tani, nuk ka shumë detaje të plota mbi identitetin e të dyshuarve të vërtetë dhe prokuroria e Parisit, sigurisht që nuk ka publikuar foto të tyre. Ligji francez ndalon publikimin e informacionit nga hetimet për të mos kompromentuar punën e policisë dhe vetëm prokurorja Laure Beccuau, mund të flasë publikisht për hetimet.
 
Sipas “Fox News”, këto janë faktet për katër personat e arrestuar në lidhje me grabitjen e Luvrit:
 
- Një 34-vjeçar me shtetësi algjeriane që jeton në Francë, i arrestuar më 25 tetor në aeroportin “Charles de Gaulle”.


- Një 39-vjeçar francez nga periferia e Aubervilliers, i njohur më parë nga policia për disa vjedhje, gjithashtu i arrestuar më 25 tetor.


- Një 37-vjeçar me precedentë penalë për vjedhje, që jeton në lagjen “La Courneuve”, i arrestuar më 29 tetor.


- Një grua 38-vjeçare, partnere prej kohësh e 37-vjeçarit të arrestuar.
 
Duke folur për të dyshuarit, prokurorja Beccuau tha: “Janë qartësisht persona vendas.”
 
E pyetur nëse profili i të dyshuarve ishte i pazakontë, ajo u përgjigj: “Nuk habitem! Ajo që po shohim sot është se njerëz pa ndonjë lidhje serioze me krimin e organizuar po kalojnë shumë shpejt drejt kryerjes së krimeve jashtëzakonisht të rënda.”

 

REELS

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍

😔

Ëndrra ime është që të bëhem avokate 👩‍⚖️

Evapify është më shumë se një brand është simbol i energjisë rinore. Një stil jetese që përfaqëson lirinë, kreativitetin dhe vetëbesimin. Çdo moment me @evapify.albania është një përvojë që lidhet me ritmin e brezit të ri.

Do i blinit ma do mendja 😼