Metropolitan

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme - Familja e saj në panik total

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme -
Foto: Britney Spears

Britney Spears u pa në Los Angeles duke mbajtur një gotë shampanje në dorë, në një periudhë kur shqetësimet për sjelljen e saj të paqëndrueshme po rriten. Këngëtarja e “Toxic” u fotografua të martën teksa dilte nga një bar vere, megjithëse ekipi i saj i tha Daily Mail se ajo nuk kishte konsumuar alkool.

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme -

Në një video në Instagram, Spears kritikoi paparacët duke i quajtur “jashtëzakonisht të ligj”, pasi sipas saj ata kapin gjithmonë “fotot më të këqija” dhe e ndjekin kudo. Në imazhet e publikuara, ajo shihej teksa largohej nga lokali drejt makinës së saj, e shoqëruar nga një punonjës i vendit, me syze dielli dhe një shall të bardhë mbi kokë për t'u fshehur.

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme -

Ajo kishte veshur një xhaketë me kuadrata, një bluzë të shkurtër me tantellë dhe xhinse me bel të ulët, të kombinuara me taka ngjyrë kafe dhe një çantë gri. Dalja e saj vjen vetëm disa javë pasi u filmua duke ngarë makinën në mënyrë të rrezikshme pas një nate jashtë me miq.

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme -

Ndërkohë, Spears vazhdon të kritikojë publikisht pretendimet e ish-bashkëshortit Kevin Federline, duke i quajtur “shumë të dhimbshme” dhe “lodhëse”, ndërsa burime pranë saj shprehen të frikësuar për sjelljen e saj të fundit dhe pyesin “si mund ta mbrojnë nga vetja”.

Britney Spears fotografohet sërish në skena të çuditshme -

Ajo ka qenë më parë nën një kujdestari ligjore për 13 vjet, që përfundoi në vitin 2021, dhe dy djemtë e saj po përpiqen të përmirësojnë marrëdhënien me të, sipas deklaratave të Federline.