Showbiz

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të famshëm u distancuan nga familjarët

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të
Foto: Kate Hudson, Jennifer Aniston/ Getty Images

E gjithë vëmendja jonë është mbi dramën e familjes Beckham këto kohë, por ka dhe shumë figura të tjera të njohura në botën e Hollywood-it të cilat për arsye nga më të ndryshmet kanë shkëputur çdo marrëdhënie me familjarët.

Disa janë ndarë nga prindërit shumë herët, ndërsa të tjerë kanë kaluar periudha të gjata pa komunikuar, përpara se të gjenin një mënyrë për t’u pajtuar.

Brooklyn Beckham

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Përmes një reagimi ai tregoi arsyet pse kishte zgjedhur të distancohej nga familja duke thënë se nuk dëshiron të pajtohet me ta. "Molla e sherrit" mes tij dhe familjes ishte bashkëshortja, Nicola Peltz, e cila sipas tij nuk u mikprit kurrë nga familja e tij, sidomos nga e ëma. Çdo thashethem kishim dëgjuar mbi përplasjet mes vjehrrës dhe nuses u konfirmuan në atë rrëfim, madje drama të reja u zbuluan. Edhe pse bëri çdo detaj publik, kjo sepse ishte i detyruar, e vetmja gjë që kërkonte nga tani e tutje ishte privatësia (dhe një jetë sa më larg familjes).

Eric Roberts

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Eric Roberts foli hapur për varësinë e tij në të shkuarën nga droga dhe për mënyrën se si kjo ndikoi në marrëdhënien me motrën e tij Julia Roberts dhe vajzën, Emma Roberts, në autobiografinë e vitit 2024, “Runaway Train”.

Ai u bë i varur nga kokaina në vitin 1985 pasi ishte zhvendosur në New York në moshën 17-vjeçare për të vazhduar karrierën si aktor. Kur Julia u transferua gjithashtu në New York për të nisur karrierën e saj, Eric citohet të ketë thënë:

“Po të mos ishte për mua, nuk do të kishte Julia Roberts” - një deklaratë për të cilën ai kërkon ndjesë në libër.

“Sigurisht, pasoja më e madhe e përdorimit të drogës ishte humbja e Emma-s,” shkroi ai.

Roberts humbi kujdestarinë e vajzës së tij vite më parë, kur ajo sapo kishte lindur, gjatë një beteje ligjore me ish-bashkëshorten Kim Cunningham në vitin 1992.

Ireland Baldwin

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Ireland Baldwin ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të vështirë me babain e saj, aktorin Alec Baldwin. Ai i la asaj një mesazh zanor mjaft fyes, i cili u bë publik kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe, duke zbuluar tensionet në marrëdhënien mes tyre.

Së fundmi, Ireland publikoi një shkrim në Substack, ku përshkroi një fëmijëri të vetmuar, duke thënë se u rrit pa të dy prindërit në shtëpi dhe pa vëllezër apo motra ku të mbështetej. Ndër të tjera ajo ndau me ndjekësit mënyrën se si arriti të largohej nga anëtarët e tjerë të familjes të cilët i përshkroi si "narcistë".

“Kam pasur një fëmijëri të vetmuar, prandaj u rrita duke ndier sikur duhej të fitoja miratimin e disa njerëzve brenda vetë familjes sime,” shkroi ajo.

“Për arsye të pashpjegueshme, vlerësimi dhe lavdërimi i tyre kishte shumë rëndësi për mua. Ishte shumë çliruese kur më në fund kuptova sa të dëmshëm ishin këta njerëz. Hyj në të tridhjetat duke kuptuar se vetëm kështu arrij të shkoj kundër kësaj rryme. Vajza ime nuk ka pse t’i njohë ata dhe unë mund ta mbroj prej tyre. Mund të bëj çmos për të ndërtuar një familje sipas mënyrës sime, hap pas hapi, dhe të tregoj se si një familje e vërtetë duhet t'i trajtojë njerëzit brenda saj.”

Macaulay Culkin

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Macaulay Culkin ishte një nga fëmijët më të njohur gjatë viteve ’90, por prapa skenave prindërit e tij ishin në një betejë të ashpër ligjore për të fituar kujdestarinë e aktorit.

Në emisionin “Today Show” në prill 2025, ylli i filmit “Home Alone” tha se në atë periudhë nuk donte të qëndronte me babain duke e quajtur atë “më të keqin.” Ai u shpreh se nuk kishte folur me të prej më shumë se 30 vitesh dhe sipas tij ai e meritonte këtë.

"Ai ka shtatë fëmijë dhe tani edhe katër nipër e mbesa dhe asnjë prej tyre nuk dëshiron të ketë lidhje me të.”

Aktori tha se shumë njerëz do të ndiheshin fajtorë nëse e gjithë familja do t'u kthente shpinën, por sipas tij, babai i tij nuk ndihej aspak kështu.

“Besoj fort se ai mendon se ne jemi gabim dhe ai ka të drejtë. Është një nga ata njerëz narcistë dhe të çmendur,” tha Macaulay Culkin.

Jennifer Aniston

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Jennifer Aniston ka folur disa herë për marrëdhënien e vështirë me mamanë, të cilën e përshkruan si “shumë kritike” ndaj saj.

“Ishte kritike, shumë kritike ndaj meje, sepse ishte modele, e bukur, mahnitëse. Unë nuk isha. Asnjëherë nuk kam qenë,” tha ajo për The Hollywood Reporter në janar 2015.

“Sinqerisht, ende nuk mendoj për veten në atë mënyrë, dhe kjo është në rregull. Ajo nuk të falte lehtë, madje mbante inate ndaj gjërave që unë i konsideroja të parëndësishme.”

Aktorja kujtoi: “Më kujtohet që thashë: ‘Faleminderit që më tregove çfarë nuk duhet të jem.’”

Marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar për shumë vite dhe gjithçka filloi të raportohej në fund të viteve 1990, pas publikimit të librave të nënës së saj, Nancy Dow, "From Mother and Daughter to Friends: A Memoir".

Ato u ribashkuan për herë të parë në vitin 2005 pas divorcit të aktores nga Brad Pitt, dhe u pajtuan përsëri në 2016-n, pak para vdekjes së nënës së saj.

Ajo foli për Allure në dhjetor të vitit 2022, mbi faljen e mamasë.

“Është e dëmshme të mbash inate. E mësova këtë duke parë se nëna ime kurrë nuk hiqte dorë prej kësaj. Më kujtohet që thashë: ‘Faleminderit që më tregove çfarë nuk duhet të jem.’ Kjo është ajo që nënkuptoj kur them se duhet të marrim momentet më pak të lumtura të jetës sonë dhe të gjejmë mënyra për t'i kujtuar si duhet vetëm për të respektuar atë që prindërit na kanë dhënë.”

Kate Hudson

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Familja Beckham nuk është e vetmja! Këta njerëz të

Kate Hudson dhe vëllai i saj, Oliver Hudson, nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me babain e tyre biologjik për një kohë të gjatë.

Ata kanë folur hapur edhe më parë mbi marrëdhënien me muzikantin Bill Hudson, ku Kate shpjegoi në prill të vitit 2024 se gjërat po përmirësoheshin midis saj dhe atij, por sërish ajo nuk kishte asnjë pritshmëri.

Pas divorcit, nëna e saj filloi një marrëdhënie me aktorin Kurt Russell, me të cilin Kate dhe Oliver kanë marrëdhënie shumë të mira, aq sa e shohin si babain e tyre.

“Por gjithashtu më pëlqen që flasim për faktin se ndonjëherë ndarja është e vërtetë, problemet janë të vërteta dhe është në rregull të krijosh vetë familjen tënde. Jo çdo marrëdhënie përcaktohet nga lidhja e gjakut,” tha Kate në “Today Show” në vitin 2021.

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.