Showbiz

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon falje për herë të parë & fajëson bipolaritetin

 

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon
Foto: Kanye West/ Getty Images

Kanye West publikoi një letër në Wall Street Journal, ku kërkoi falje ndaj komuniteteve të njerëzve me ngjyrë dhe hebrenjve, pas shumë viteve gjatë të cilave ka përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj tyre.

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

“Jam shkëputur nga bota e vërtetë. Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur zgjodha të injoroja problemin. Kam thënë dhe bërë gjëra për të cilat pendohem. Disa nga njerëzit që dua më shumë, i kam trajtuar më keq,” shkroi ai në letër.

“Në atë gjendje, shkova drejt simbolit të nazizmit dhe madje shita edhe bluza me të.”

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

Kanye West është diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe tha se sëmundja kishte ndikuar në gjykimin e tij duke e bërë më të dobët dhe duke shkaktuar sjellje të pamatura. E gjitha kjo u përshkrua prej tij si një përvojë që ndihej sikur jetohej jashtë trupit të tij.

"Pendohem e më vjen turp nga veprimet e mia në atë gjendje dhe tani kam nisur trajtimin për të arritur një ndryshim kuptimplotë."

Ai shtoi: "Kjo nuk e justifikon atë që bëra. Nuk jam nazist dhe nuk kam asnjë urrejtje kundër hebrenjve. I dua hebrenjtë!"

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

Më pas iu drejtua komunitetit të njerëzve me ngjyrë duke thënë se ishin ata që e shoqëruan gjatë momenteve më të lumtura, por edhe më të vështira.

"Komuniteti i njerëzve me ngjyrë është themeli i asaj që unë jam. Më vjen keq që ju kam zhgënjyer! E dua komunitetin tonë! Fjalët e mia si drejtues i komunitetit prej të cilit vij kanë ndikim në mbarë botën. Në çmendurinë time e humba kuptimin e gjithë kësaj."

Kanye sqaroi se nuk i ishte përcaktuar një diagnozë e saktë deri në vitin 2023, më shumë se dy dekada pasi ai pësoi një dëmtim të trurit në një aksident me makinë. Vonesa në diagnostikim sipas tij shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij mendor.

"Gjëja më e frikshme për këtë çrregullim është sa shumë bindesh kur të thonë: 'Nuk ke nevojë për ndihmë.' Verbohesh, ndihesh i fuqishëm, i sigurt dhe i pakapshëm,” përmbylli ai.

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

REELS

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

'I'm not a Nazi, I love Jews!' Kanye West apologizes for the first time & blames bipolar disorder

 

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon
Photo: Kanye West/Getty Images

Kanye West published a letter in the Wall Street Journal, where he apologized to the black and Jewish communities, after many years during which he used hate speech towards them.

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

"I have become disconnected from the real world. Things got even worse when I chose to ignore the problem. I have said and done things that I regret. Some of the people I love the most, I have treated worse," he wrote in the letter.

"In that state, I went towards the symbol of Nazism and even sold T-shirts with it."

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

Kanye West has been diagnosed with bipolar disorder and said the illness has affected his judgment, making him more impulsive and causing him to behave recklessly. He described it as an out-of-body experience.

"I regret and am ashamed of my actions in that state and have now begun treatment to achieve meaningful change."

He added: "This does not justify what I did. I am not a Nazi and I have no hatred against Jews. I love Jews!"

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon

He then addressed the black community, saying that they were the ones who accompanied him during his happiest, but also most difficult moments.

"The black community is the foundation of who I am. I'm sorry I let you down! I love our community! My words as a leader of the community I come from have an impact around the world. In my madness, I lost the meaning of it all."

Kanye explained that he was not given a definitive diagnosis until 2023, more than two decades after he suffered a brain injury in a car accident. The delay in diagnosis, he said, caused serious damage to his mental health.

"The scariest thing about this disorder is how much you believe when they tell you, 'You don't need help.' It blinds you and makes you think you understand everything. You feel powerful, confident, and untouchable," he concluded.

'S'jam nazist, i dua hebrenjtë!' Kanye West kërkon