Metropolitan

Mendojmë se e dimë pse mori fund marrëdhënia Katy-Orlando dhe gjejeni pak kush e ka fajin

Mendojmë se e dimë pse mori fund marrëdhënia Katy-Orlando
Getty

Katy Perry ja publikuar këngën e re “Bandaids”, në të cilën i këndon një marrëdhënieje që “po jep shpirt”. Këngëtarja 41-vjeçare u nda nga aktori Orlando Bloom në qershor të këtij viti, pas 8 vitesh së bashku dhe duket se kënga e saj i kushtohet pikërisht lidhjes me të, duke treguar edhe arsyen e ndarjes.

Mendojmë se e dimë pse mori fund marrëdhënia Katy-Orlando
 
“Me dorën në zemër, të betohem që u përpoqa  
Nuk lashë asnjë gur pa lëvizur
Nuk ka të bëjë me atë që bëre
Por me atë që s’bëre
Ishe aty, por në fakt nuk ishe
U mësova me zhgënjimet e tua
Nuk ka kuptim të më dërgosh lule tani
I thoja vetes se do ndryshosh, por s’e bëre
Fasho një zemër të thyer”, këndon Katy.
 
Në vargun e dytë, teksti lë të kuptohet për përpjekjet që ajo bëri për ta rregulluar marrëdhënien.
 
“Provova çdo ilaç
Ula pritshmëritë
Gjeta çdo justifikim
Po rrjedh gjak, ngadalë po rrjedh gjak”, duke nënkuptuar se është lënduar gjatë kësaj lidhjeje.

Mendojmë se e dimë pse mori fund marrëdhënia Katy-Orlando
 
Katy nuk na e kursen edhe zhgënjimin e saj për mospërpjekjet e partnerit, duke kënduar:

“Nuk është aq e vështirë të më pyesësh se si ishte dita ime; Unë po vdes duke u përpjekur të shpëtoj këtë (marrëdhënie)”.
 
Megjithatë, në fund të këngës, Katy shprehet se nuk ka pendesa, pasi ka pasur edhe momente të bukura. “Nëse do më duhej ta ribëja, do e bëja prapë. Dashuria që ndamë ia vlejti në fund”.

Mendojmë se e dimë pse mori fund marrëdhënia Katy-Orlando
 
Edhe pse Katy nuk përmend drejtpërdrejt se për kë është fjala, videoklipi përmban referenca të qarta ndaj marrëdhënies së saj me Orlando-n. Teksa këndon se lidhja “ia vlejti në fund”, ajo sheh një margaritar; një simbol i vajzës së tyre 5-vjeçare, Daisy.

Që nga ndarja, Katy ka nisur një lidhje të re romantike dhe aktualisht është në një marrëdhënie me Justin Trudeau, ish-kryeministrin e Kanadasë. Një burim tha për Page Six se politikani 53-vjeçar është kokë e këmbë i dashuruar pas këngëtares.
 
“Ai është i çmendur pas saj dhe mendon se ajo është gruaja e përsosur. Ata kanë të njëjtat vlera për gjithçka; përfshirë politikën, fëmijët dhe kuzhinën franceze”, tha personi anonim.

 

REELS

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

JLo i bashkohet trendit 😍