
Prej disa orësh, transmetimi i Big Brother VIP Albania 5, në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, është ndërprerë.
Tre orë më parë, përmes një story në Instagram, produksioni ka reaguar duke shpjeguar edhe arsyen e kësaj shkëputjeje.
"Për shkak të disa problemeve teknike, sinjali nga shtëpia është ndërprerë.
Ekipi teknik po punon për rikthimin e menjëhershëm të transmetimit.
Vëllai i madh ju njofton se banorët janë gjatë gjithë kohës nën monitorimin e kamerave.
Faleminderit për mirëkuptimin!"

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që transmetimi të paktën për këtë edicion, ndërpritet.
Sipas ndjekësve në internet e njëjta gjë ndodhi pak ditë më parë pas konfliktit mes Juxhin Plovishtit dhe Ilir Vrenozit.
Ku ky i fundit u irritua prej një shakaje të Juxhinit. Pas pak orësh të bërtiturat u harruan, gjithçka rezultoi të ishte një keqkuptim dhe Juxhini kërkoi falje.