Showbiz

Orinda po rikthehet në muzikë, por s'do të marrë pjesë kurrsesi në festivale për 1 arsye

Orinda po rikthehet në muzikë, por s'do të marrë
Foto: Orinda Huta/ Andale Media

Moderatorët e "UëTëFëë Show!" nga Andale Media bënë një vizitë gjatë Krishtlindjes në shtëpinë e Orinda Hutës, për një bisedë që rrodhi nga jeta e saj familjare deri tek ajo profesionale. E përsa i përket kësaj të fundit, duke folur për një pjesë më të hershme të saj, karrierës së Orindës në muzikë, ajo u shpreh për eksperiencën në festivale, të cilat sipas saj janë shumë lodhëse prej energjisë jo të mirë:

"Në festival nuk mendoj që do më shohësh sepse është shumë i lodhshëm, ka një energji jo të mirë. Ti nisesh për një gjë të mirë, thua 's'kam çfarë humb' se fundja nuk është se po kërkoj çmimin e parë. Unë gjithmonë kam hyrë sepse kënga më ka pëlqyer, kam menduar që të tjerëve do u pëlqejë si produksion, por nuk menduar ndonjëherë që kënga ime do fitojë, nuk jam nisur asnjëherë për çmimin e parë të një festivali," iu shpreh Orinda moderatorëve Artemis Senja dhe Kostjan Gjerazi.

Orinda vazhdoi të thoshte më tej se pjesëmarrja në festivale është e kushtueshme dhe nuk ia vlen barra qiranë kur pasojat tek artisti s'janë më të mirat:

"Duke qenë se jam nisur me këtë lloj ideje, kur ti futesh dhe merr energji të keqe, dhe gjithë ai shpenzim... se është shpenzim kolosal në një festival. Kënga shkon 5 mijë euro, jo veshja...janë të gjitha shpenzime që thua 'pse duhet t'i bëj unë këto?!'. Ndërkohë futi dhe energjinë e keqe brenda, për çfarë duhet ta lodh unë veten?! Nuk më bind më kthimi në festival." 

Siç tha dhe Turjan Hysko në një intervistë për "The Dalina Show", Orinda Huta po rikthehet me një projekt në muzikë, të cilin ajo zbuloi për "UëTëFëë Show!!" se po e publikon për kënaqësinë e saj dhe nuk planifikon të konkurrojë me të ndokund:

"Unë bëra këngën e fundit që do e nxjerr shumë shpejt, është këngë shumë e bukur. Nëse do ishte një festival absolutisht do bënte namin. Turi ishte me idenë që ta fusja në 'Këngën Magjike'. Unë nuk isha, nuk mendoj se do e bëj më festivalin sepse nuk kam energji ta bëj." 

Intervista e plotë:

REELS

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Orinda is returning to music, but will never participate in festivals for 1 reason

Orinda po rikthehet në muzikë, por s'do të marrë
Photo: Orinda Huta/ Andale Media

The moderators of "UëTëFëë show!" from Andale Media paid a visit to Orinda Hutë's home during Christmas, for a conversation that ranged from her family life to her professional life. As for the latter, talking about an earlier part of her, Orinda's career in music, she spoke about her experience at festivals, which she says are very tiring due to the bad energy:

"I don't think you'll see me at the festival because it's very tiring, there's a bad energy. You start for a good thing, you say 'I have nothing to lose' because in the end it's not like I'm looking for the first prize. I've always entered because I liked the song, I thought others would like it as a production, but I never thought my song would win, I've never started for the first prize of a festival," Orinda told moderators Artemis Senja and Kostjan Gjerazi.

Orinda went on to say that participating in festivals is expensive and not worth the burden of rent when the consequences for the artist are not the best:

"Since I started with this kind of idea, when you go in and get bad energy, and all that expense... because it's a colossal expense at a festival. The song costs 5 thousand euros, not the outfit... it's all expenses that you say 'why should I do this?!'. Meanwhile, you also brought the bad energy in, why should I tire myself out?! I don't believe in going back to the festival anymore." 

As Turjan Hysko said in an interview for "The Dalina Show" , Orinda Huta is returning with a music project, which she revealed to "UëTëFëë Show!!" that she is releasing for her own pleasure and does not plan to compete with anyone:

"I made the last song that I will release very soon, it is a very beautiful song. If it were a festival, it would absolutely make a name for itself. The tour was with the idea of ​​putting it in 'Magic Song'. I was not, I don't think I will do the festival anymore because I don't have the energy to do it." 

Full interview: