
Moderatorët e "UëTëFëë Show!" nga Andale Media, Artemis Senja dhe Kostjan Gjerazi, bënë një bisedë me Orinda Hutën në shtëpinë e saj, ku folën për historinë e dashurisë me Turjanin dhe propozimin *e mundimshëm* të martesës.
Orinda tregoi historinë e zbulimit të unazës me të cilën Turjani kishte vendosur t'i propozonte fillimisht. Sipas saj, ishte e tmerrshme!
"Kur Turjani kishte ndër mend të propozonte herën e parë, ai ka qenë madje viti ynë i vështirë. Ai ishte viti që jetoja me Turjanin në shtëpi. Më thotë Turi 'më bëj çikë rrobat gati dhe nisemi direkt', do shkonim me pushime. Filloj bëj gjërat gati, hap sirtarin, shoh unazën. E hapa, nuk më pëlqeu fare.
Ishte e tmerrshme, mirë atë, po kishte harruar dhe çmimin brenda. Kushtonte shumë dhe aty m'i ngriti nervat më shumë. Atë ditë do shkonim me pushime dy-javore në Spanjë, aty e kishte planifikuar ai që do e jepte unazën. Ikëm në Spanjë, ai nuk e mori unazën me vete."

Pasi e zbuloi unazën, por propozimi nuk po vinte, Orinda vendosi ta pyeste vetë Turjanin:
"Pas disa kohësh kjo unaza qëndronte te sirtari.
Dhe i thashë 'Turjan!'.
'Po,' tha, ishte ulur, po rrinte në telefon.
'Se s'të kam thënë,' i thashë, 'kam gjetur një gjë te sirtari.'
'Çfarë?' tha.
'Kam gjetur një unazë.'
'Hë,' tha, 'edhe?'
'E kujt është?' i thashë.
'E mamit,' tha.
'Po kujt po ia fut ti këto,' i thashë unë. Dhe aty filloi sherri.
'E prishe,' tha.
'Nejse, nuk më pëlqeu unaza,' i thashë.
'Nuk të pëlqeu? Atëherë mbaje në gisht,' tha, 'Nuk është ky propozimi, ta gëzosh unazën.' Nuk u bë propozimi me këtë unazë."

Propozimi prej vërteti ndodhi më vonë, me një tjetër unazë, por gjithsesi gjërat nuk shkuan aq vaj:
"Propozimi i vërtetë ka qenë kur unë bëra 30 vjeç, ka qenë një fundjavë në Romë. Festoja datëlindjen, e ndieja që do ta bënte. Pata një dyshim sepse ai kërkoi Marçelën [Lati], e donte që t'i zgjidhte unazën, ta zgjidhte tamam.
Hëngrëm një darkë dhe tha 'shkojmë pimë një gotë, presim datëlindjen tënde'. Marrim taksinë, po më zinte datëlindja në taksi. Dhe kur s'po priste që taksisti t'i kthente kusurin, por po thoshte 'dil, dil, dil', kur e pashë që ishte aq nervoz, thashë 'mos, ky do ulet në gjunjë'.
Më erdhi siklet aty shumë, ishte ora 12, po prapë kishte shumë njerëz.
I thashë 'mos u ul'.
'Më lër ta bëj tamam,' tha.
I thashë 'mos u ul, të lutem, të lutem.' 'Ma jep,' i thashë, 's'ka gjë, po, po, po.'
'Po si s'më le,' tha, 'ta bëja tamam'.
'Nuk e di,' i thashë, 'më kapi një siklet.'"
Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë: