
Sulmuesi i Liverpool-it, Diogo Jota, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Spanjë. Ai ishte 28 vjeç, baba i tre fëmijëve dhe 2 javë para aksidentit tragjik, ishte martuar me partneren e tij, Rute Cardoso.
Lajmi i trishtë u raportua fillimisht në mediat portugeze. Sipas të dhënave, futbollisti dhe vëllai i tij, André, 26 vjeç, ishin duke udhëtuar me makinë, kur papritur automjeti doli jashtë rrugës në provincën e Zamoras, duke sjellë edhe vdekjen e futbollistit portugez dhe vëllait të tij.
Diogo Jota iu bashkua Liverpool-it në vitin 2020 dhe shënoi 65 gola në 182 paraqitje për klubin. Ai pati kontributin e tij në Premier League, FA Cup dhe Champions League me Liverpool-in dhe ka luajtur gjithashtu me Portugalinë.
Sipas miqve të skuadrës, ai ishte një person jashtëzakonisht i dashur.
Jota dhe partnerja e tij u martuan në Porto më 22 qershor dhe njoftuan lajmin në një postim në Instagram disa ditë më parë. Të hënën, bashkëshortja e tij publikoi më shumë foto nga dita e dasmës dhe shkroi: “Ëndrra ime u bë realitet.”
View this post on Instagram
Kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, shkroi në rrjetet sociale: “Lajmi për vdekjen e Diogo Jota-s, një sportisti që nderoi shumë emrin e Portugalisë dhe të vëllait të tij, është i papritur dhe tragjik. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tyre. Është një ditë e trishtuar për futbollin kombëtar dhe ndërkombëtar.”