
Khloé Kardashian nuk e ka më problem të tregojë se bukuria “nuk është rastësi”. Pas viteve plot thashetheme, krahasime fotosh dhe analiza të imtësishme në rrjet, Khloé vendosi t’i thotë vetë të gjitha.
Në vend që të injoronte një video të një doktori që analizonte fytyrën e saj, ajo u fut në komente dhe bëri publike listën e plotë të ndërhyrjeve dhe trajtimeve estetike që ka bërë ndër vite, pa asnjë kompleks.
- Ajo filloi me hundën: “E kam thënë edhe më parë, kam bërë një ndërhyrje te Dr. Raj Kanodia në Beverly Hills.”
- Pastaj vazhdoi me botox dhe skulptura (një lloj mbushësi), që i ka bërë në një klinikë ku gjithashtu i kanë hequr edhe një tumor nga faqja.
- Ka bërë gjithashtu lazer për rregullimin e vijës së flokëve (dhe jo vetëm), trajtimin me valë të lëkurës Sofwave, si dhe “threads” poshtë mjekrës dhe qafës - ato fijet që të tërheqin lëkurën pa ndërhyrje kirurgjikale.
- Më tej shtoi se ka bërë edhe filler në të kaluarën, por nuk ka shtuar gjë të re prej disa vitesh.
Dhe nëse menduat se kaq është mjaftueshëm, vjen pjesa më virale: trajtimet e fytyrës me spermë salmoni.
“Bëj facials me spermë salmoni, por kurrë nuk do bëja me spermë balene”, tha ajo në një episod të “The Kardashians”, duke iu referuar një frike të saj nga balenat, por duke treguar qartë që nuk i shmanget as trendeve më të çuditshme të estetikës.
- Përveç tyre, ajo përdor dhe peptide, vitamina dhe ka një rutinë të rregullt për kujdesin ndaj lëkurës.
Khloé nuk e la jashtë as transformimin fizik që e lidh ngushtë me rënien nga pesha. Ajo tha se ka humbur mbi 36 kilogramë me kalimin e viteve, ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme, me ndihmën e një trajneri personal. Dhe për të qenë më transparente se kurrë, ka etiketuar edhe emrat e klinikave apo mjekëve që e kanë trajtuar, duke u dhënë merita aty ku u takojnë.
Në fund të komentit të gjatë, Khloé la një mesazh që ndoshta përmbledh gjithë filozofinë e saj ndaj pamjes:
“Në 2025 ka shumë gjëra që mund të bëjmë përpara se të mendojmë operacionin. Por sa të vijë ai moment, njoh unë disa mjekë të shkëlqyer.”