
Nina Dobrev po ia del shumë mirë pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj prej 5 vitesh, Shaun White. Të paktën, këtë përshtypje jep postimi i saj më i fundit në Instagram.

Aktorja tashmë beqare publikoi foton ideale të hakmarrjes* nga pushimet e saj më të fundit më 26 dhjetor. Dhe jo, kjo foto sensuale nuk ishte e fshehur mes një albumi fotosh.
*Një foto hakmarrjeje është një veprim që një ish përdor për të treguar se po ia del mirë pas një situate të pakëndshme, shpesh pas një ndarjeje ose tradhtie, dhe që tërheq shumë vëmendje.
Shembull: Princeshë Diana bleu dhe veshi një fustan të famshëm hakmarrjeje, “Revenge Dress”, në 1994-n, natën kur u njoftua publikisht për tradhtinë e princit Charles. Fustani nxorri në pah forcën dhe pavarësinë e saj dhe u quajt si një akt simbolik hakmarrjeje.
Ylli i "The Vampire Diaries" postoi një foto të vetme, ku shfaqet e shtrirë në një sauna prej druri, me pamje nga një liqen mahnitës, e veshur me bikini të zeza me lidhëse.
“Mendërisht në ‘airplane mode’,” shkroi ajo në përshkrim. (Një lëvizje për të treguar që nuk shqetësohet fare.)

Nina e bëri këtë lëvizje të guximshme pasi më herët ndau një seri fotosh nga festimet e saj të thjeshta të Krishtlindjeve me familjen në Kanada. Ky vit shënoi gjithashtu herën e parë që ajo festoi pushimet vetëm pas ndarjes nga Shaun White në shtator.
Në atë kohë, një burim i brendshëm i tha Us Weekly:
“Nina është e shkatërruar. Ata kishin filluar më në fund të planifikonin dasmën dhe gjithçka po ecte përpara.”

I njëjti burim hodhi poshtë thashethemet se olimpisti e kishte tradhtuar Nina-n, duke shtuar:
“Nuk pati asnjë tradhti gjatë gjithë marrëdhënies së tyre pesë-vjeçare e gjysmë. Ata ishin shumë besnikë ndaj njëri-tjetrit. Çdo spekulim online që tregon të kundërtën është qesharak.”

Sa i përket arsyes së ndarjes, një tjetër burim i tha People:
“Ishte vetëm një arsye: ajo donte të krijonte familje dhe të martohej, kurse ai nuk donte.”
Pra, një goxha humbje e 5 viteve jetë. Ndaj, një foto hakmarrjeje është më e pakta që Nina mund të bënte.


