
Ka disa filma që as nuk i mban mend fare, ka disa të tjerë që thjesht nuk të shqiten më nga kujtesa. Më poshtë do të gjesh një listë me filma që bëjnë pjesë në kategorinë e dytë:
"Shoplifters" (2018)
Një familje mbijeton duke vjedhur sende të vogla, kur një sekret do të ndryshojë rrënjësisht jetët e anëtarëve. Një dramë fantastike dhe e paharrueshme!
"Burning" (2018)
Një trekëndësh dashurie. Një mister i madh dhe një dramë surreale emocionale dhe psikologjike.
"A Separation" (2011)
Një dramë e thellë për divorcin e një çifti që përballet me një ndarje të padëshiruar, me dilemat familjare dhe morale.
"Memories of Murder" (2003)
Një film fantastik, i cili cilësohet si një "kryevepër e kinemasë aziatike" dhe na dërgon në Korenë e Jugut të viteve '80, duke na rrëfyer historinë e një vrasësi serial.
"The Wailing" (2016)
Një thriller misterioz me elemente horror dhe folklorik.
"Spring, Summer, Fall, Winter... and Spring" (2003) – Kore e Jugut
Një film simbolik që ndjek jetën e një murgu budist në katër stinë dhe tregon përjetimet e tij, si një person i izoluar.
"Rashomon" (1950)
Një histori me shumë perspektiva që sfidon të vërtetën absolute.
"Nobody Knows" (2004)
Filmi na tregon një histori tronditëse e fëmijëve të braktisur nga nëna e tyre në Tokio.
"Peppermint Candy" (1999) – Kore e Jugut
Një rrëfim që shkon në retrospektivë, për të zbuluar tragjedinë personale të protagonistit, i cili kryen vetëvrasje.
"In the Mood for Love" (2000)
Ky film i mësoi botës se sa e rëndëishme është në kinema psikologjia e ngjyrave. Emocional dhe shumë i ndjeshëm, "In the Mood for Love" është një film kult për çdo të apasionuar pas kinemasë.
"The Taste of Tea" (2004)
Një film i qetë e surreal për një familje japoneze me ëndrrat dhe problemet e saj.
"Drive My Car" (2021)
I nominuar për Oscar, filmi transmeton një reflektim të thellë për dhimbjen, komunikimin dhe artin.