Metropolitan

Ti si të duash, por ne të themi se nuk duhet t’i drejtohesh *kurrë* ChatGPT-së për këto gjëra

Ti si të duash, por ne të themi se nuk duhet t’i drejtohesh
Forbes

Që të jemi të qartë qysh prej fillimit: Ne e përdorim çdo ditë ChatGPT-në, jemi fansa, por edhe ia dimë limitin. Duhet t’i njohësh edhe ti, ndaj ja ku i kemi disa tematika për të cilat nuk duhet t’i shkruash ChatGPT-së, por të drejtohesh në zgjidhje të tjera alternative.
 
Për diagnostikim
 
S’e dimë kur ChatGPT-ja u bë mjek, por gjithsesi, shumë njerëz i drejtohen për një diagnostikim të hollësishëm, sepse mesa duket, i bind një chatbot, jo një mjek që ka studiuar për rreth 1 dekadë. Përgjigjet që merr nga ChatGPT, njëjtë si në Google mund të jenë të frikshme! Ti mund të kesh, fjala bie një puçërr, por ChatGPT s’përton të ta japë si opsion edhe kancerin.
 
Ka mënyra të dobishme për ta përdorur ChatGPT-në në aspektin e shëndetësisë: Të ndihmon të përgatitësh pyetje për vizitën te mjeku, të përkthen termat mjekësorë etj, por nuk mund të të ekzaminojë dhe të të thotë nga se vuan saktësisht.
 
Për shëndetin mendor
 
Po, ChatGPT mund të ofrojë teknika qetësuese, por nuk mund të të përgjigjet kur je në krizë. Disa e përdorin si “terapist zëvendësues” dhe në raste të lehta mund të ndihmojë pak, por është nuk është alternativa më e mirë, përkundrazi, mund të bëhet i rrezikshëm.

ChatGPT nuk ka përvojë jetësore, nuk kupton gjuhën e trupit apo tonin dhe nuk ndjen empati – vetëm e stimulon atë. Ndërsa një terapist i licensuar ka detyrime ligjore për të të mbrojtur, ChatGPT jo. Ai mund të japë këshilla të gabuara ose të injorojë sinjale të rrezikshme.
 
Për të marrë vendime të menjëhershme për sigurinë
 
Nëse po ndodh një tërmet, mos pyet ChatGPT, thjesht ulu poshtë tavolinës, mbështetu poshtë një dere etj! ChatGPT nuk i ndjen dridhjet e tokës, s’i parashikon ato dhe nuk thërret dot për ndihmë.
 
Për planifikim financiar
 
ChatGPT mund të shpjegojë çfarë është TVSH-ja, por nuk e di statusin tënd financiar, rreziqet me të cilat mund të përballet biznesi yt etj. Një profesionist mund të gjejë gabime që mund të të kursejnë shumë para, ndaj mos iu drejto ChatGPT-së
-
Për të dhënat konfidenciale
 
Sigurisht, ato mund të ruhen në serverë specifikë të palëve të treta, për të cilat ti jo vetëm që nuk je në dijeni, por mund të ndodhin edhe vjedhje nga llogaritë. E njëjta gjë vlen për kontratat me klientët, dokumentet mjekësore, dokumentet ligjore dhe çdo informacion personal. ChatGPT nuk është imun ndaj sulmeve kibernetike.
 
Për të bërë diçka të paligjshme

Kjo, besojmë është e vetëkuptueshme.
 
Për t’u përditësuar me informacione të reja dhe lajme
 
Që nga fundi i 2024-s, ChatGPT ka një opsion kërkimi në internet, por nuk jep përditësime automatike. Çdo informacion i ri kërkon një prompt të ri. Kur shpejtësia ka rëndësi, website-t e lajmeve, njoftimet zyrtare dhe njoftimet direkte nga burime të besueshme janë opsioni më i mirë.
 
Për baste
 
ChatGPT mund të japë të dhëna të pasakta për lojtarët apo ndeshjet. Nuk parashikon të ardhmen, kështu që mos e përdor për të fituar bastet.
 
Për të shkruar testament apo kontrata ligjore
 
ChatGPT mund të të ndihmojë për të kuptuar konceptet ligjore, por jo për të hartuar një dokument zyrtar. Ligjet ndryshojnë nga shteti në shtet. Një detaj i vogël i munguar mund ta bëjë dokumentin të pavlefshëm. Pyete ChatGPT-në për ndihmë në përgatitje, por dokumentin final lëre ta shkruajë një jurist.
 
Për të krijuar art
 
Inteligjenca artificiale nuk mund të përdoret për të krijuar art, pasi në këtë mënyrë, dëmton kreativitetin dhe origjinalitetin e një artisti. Të krijosh art me AI është pak a shumë sikur të përtosh të shprehësh në një process çlirues atë që ke në shpirt.
 
ChatGPT është një mjet i fuqishëm – por nuk është gjithçka. Njih kufijtë e tij, përdore me përgjegjësi dhe lër vend për t’u drejtuar te njerëzit kur situatat janë delikate, serioze, ose kërkojnë përvojë të vërtetë jetësore.

 

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4