Metropolitan

U pezullua për shkak të komenteve për Charlie Kirk: Zbulohet se kur do të rikthehet “Jimmy Kimmel Live!”

U pezullua për shkak të komenteve për Charlie Kirk: Zbulohet se
Getty Images

 
Jimmy Kimmel do të rikthehet në ekran! Disney njoftoi në një deklaratë më 22 shtator se ditën pasardhëse, Jimmy do të vijë sërish me emisionin e tij. “Jimmy Kimmel Live!” u pezullua, pasi komentoi pas vdekjes së Charlie Kirk, i cili u vra në një atentat gjatë turneut të “Turning Point USA” në Utah.
 
Emisioni i tij u pezullua përkohësisht thuajse një javë javë më parë, pas presionit të vazhdueshëm të Komisionit Federal të Komunikimit, pas komenteve që ai bëri kundër “Make America Great Again”. Megjithatë, pezullimi i emisionit u cilësua si një shtypje e medias dhe fjalës së lirë.

"Pasditen e së mërkurës, morëm vendimin për të pezulluar prodhimin e shfaqjes për të shmangur përkeqësimin e një situate të tensionuar në një moment emocional për vendin tonë," tha kompania, që zotëron rrjetin televiziv ABC, të hënën. "Ky ishte një vendim që e morëm sepse mendojmë se disa nga komentet ishin të pasjellshme dhe të papërshtatshme për momentin. Kemi kaluar ditët e fundit duke zhvilluar biseda të thelluara me Jimmy-n dhe pas këtyre bisedave, arritëm në vendimin për të rikthyer shfaqjen të martën."

Megjithatë, “Sinclair Broadcast Group”, pronari më i madh i stacioneve ABC në SHBA, tha se do të vazhdojë të mos transmetojë shfaqjen në 38 stacionet e saj ABC.

Sinclair, i njohur për promovimin e pikëpamjeve konservatore, transmetoi një homazh për Charlie Kirk në vend të “Jimmy Kimmel Live!” javën e kaluar dhe ka thënë se nuk do të lejojë rikthimin e shfaqjes së Jimmy-t në stacionet e saj, përfshirë ABC në zonën metropolitane të Washington DC, derisa ai të kërkojë falje publike dhe të bëjë një “dhurim personal” të vlefshëm për grupin e aktivistëve të djathtë të “Turning Point USA”. Një tjetër kusht është edhe një takim me përfaqësuesit e Sinclar.

"Duke nisur nga e marta në mbrëmje, Sinclair do të ndërpresë “Jimmy Kimmel Live!” në stacionet tona në ABC dhe do ta zëvendësojë me programacion lajmesh”, tha Sinclair në një deklaratë të hënën. "Bisedimet me ABC vazhdojnë ndërsa vlerësojmë mundësinë e rikthimit të shfaqjes."

Ky veprim vjen pas një jave të jashtëzakonshme që gjeti emisionin e prime-time në shënjestër të politikës. Turbulencat nisën të hënën e kaluar, kur Kimmel tha gjatë monologut të tij se "grupi i MAGA-s po përpiqet dëshpërimisht ta karakterizojë këtë djalë që vrau Charles Kirk si dikë tjetër veç atyre (ekstremi i djathtë e ka quajtur të akuzuarin Tyler Robinson një “ekstremist të majtë) dhe po bëjnë gjithçka për të fituar pikë politike nga kjo."

Ky citim u bë viral dhe të mërkurën, Brendan Carr, kryetari i FCC, kërcënoi që të heqë licencat e lidhura me ABC nëse Disney nuk "merrte masa" kundër prezantuesit. Disney e pezulloi Jimmy Kimmel përkohësisht pas ndërhyrjeve të grupeve të transmetimit që zotërojnë qindra stacione, si Nexstar, që aktualisht është duke kërkuar miratimin e një bashkimi nga FCC, si dhe Sinclair, që morën nismën për të ndërprerë emisionin.

Pezullimi mori lavdërime nga Donald Trump dhe Brendan Carr, të cilët gjithashtu kërcënuan se mund të "hetojnë" edhe “The View”, një tjetër shfaqje talk-show nga ABC, e cila është kritike ndaj Trump-it. Por kjo ngjalli kritika nga artistët e Hollywood-it, sindikatat, komentuese të medias, prezantues të tjerë të shfaqjeve dhe madje politikanë republikanë si Ted Cruz, i cili e krahasoi kërcënimin e Brendan Carr me atë të një kreu mafie.
 
"Edhe pse disa komente mund të ishin të papërshtatshme për momentin, ne e dimë që liria për të shprehur mendimet tona dhe për të mos rënë dakord, madje për të ngritur shqetësim, është në thelb të një populli të lirë," shkroi Sindikata e Shkrimtarëve të Amerikës në një deklaratë të fortë.

 

REELS

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj