
Bashkëshortja e të ndjerit Charlie Kirk i tregoi Megyn Kelly-t hap pas hapi momentin viral të përqafimit me zëvendëspresidentin JD Vance, duke e mbrojtur si mënyrën e saj të zakonshme për të shprehur afeksion.
Erika Kirk thotë se nuk e kupton pse u bë kaq zhurmë për atë moment.

Më 29 tetor, në një aktivitet të Turning Point USA, vetëm shtatë javë pas vrasjes së bashkëshortit të saj, Charlie Kirk, Erika doli në skenë si drejtuese e re e organizatës. Ajo nderoi të shoqin dhe më pas ftoi në skenë JD Vance-n për të folur.
“Nuk mund ta zëvendësojë njeri kurrë bashkëshortin tim,” tha Erika.
“Por shoh disa ngjashmëri mes tij dhe JD-së. Kjo është arsyeja pse jam kaq e bekuar ta prezantoj sonte.”

Kur Vance u ngjit në skenë, të dy u përqafuan fort. Pas përqafimit, Erika vendosi dorën mbrapa e kokës së tij, ndërsa ai mbajti duart për pak çaste te beli i saj. Ky gjest bëri që rrjetet sociale të shpërthenin në analiza e debate mbi “vendosjen e duarve” dhe nëse përqafimi ishte i përshtatshëm duke pasur parasysh humbjen e saj të freskët.
Kështu, Erika shpjegoi momentin hap pas hapi:
“Po jepnin videon emocionale. Po afrohem, po ashtu edhe JD. Filloj të qaj. Ai më thotë: ‘Jam shumë krenar për ty.’ Dhe unë i them: ‘Zoti të bekoftë,’ ndërsa i prek pjesën e pasme të kokës.”
Ajo shtoi se çdo herë kur përqafon dikë dhe i prek kokën, i thotë të njëjtën frazë: “Zoti të bekoftë.”

Megyn Kelly qeshi dhe tha me shaka:
“Sikur i preke pjesën e prapanicës!”
Erika u përgjigj duke qeshur:
“Më duket se do merrja më pak urrejtje po të kisha bërë pikërisht atë!”




