Anabelizim

Mes nesh: "E dashura ime do të dijë se ku jam 24/7. Çfarë të bëj?!"

Mes nesh: "E dashura ime do të dijë se ku jam 24/7.
Foto: Mes nesh/ ANABEL

"Hey Anabel,

Po ju shkruaj për një situatë që më ka mbetur në mendje dhe nuk di si ta menaxhoj. Jam me të dashurën time prej disa muajsh tashmë. Marrëdhënia është e shëndetshme, por për shkak të punës që kemi të dy, zakonisht shihemi një herë në javë. Unë jam në fund të të 20-ave, ndërsa ajo është 23 vjeç. Gjithçka deri tani ka shkuar mirë, ndonjë debat i vogël, por normal, si çdo çift.

Kur u takuam herën e fundit më pyeti diçka që nuk e prisja: “Pse s'e lëmë share location gjithmonë hapur?” Mbeta pak pa fjalë. Unë jam i përqëndruar vetëm tek ajo dhe nuk i kam dhënë asnjë arsye për të dyshuar tek unë, ndaj s'e prita shumë mirë.

I thashë: “Po mirë, ne jemi akoma duke ndërtuar marrëdhënien, pse të duhet share location hapur gjithë kohës?” Ajo më tha "jo, se është vetëm për siguri", "po nëse ndodh diçka?", "që të dy të dimë ku është tjetri" etj., etj.. Nuk pranova dhe u mërzit. E kuptoj logjikën, por nga ana tjetër duket pak e ekzagjeruar, si të jesh gjithmonë duke kontrolluar njëri-tjetrin.

Tani jam në dilemë a ta bëj apo jo? Nuk kam asgjë për të fshehur, por nuk dua të dukem “i kontrollueshëm” ose të humbas dhe atë privatësinë time. Nga njëra anë më duket e drejtë, nga ana tjetër marrëdhënia duhet të ketë edhe pak liri, jo vetëm share location çdo orë.

E di që duket si problem idiot, por është pak e çuditshme të ndash çdo lëvizje me dikë, prandaj do doja mendimin tuaj…

Faleminderit," - shkruar nga një djalë anonim për rubrikën "Mes nesh" në Anabel.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150

Between Us: "My girlfriend will know where I am 24/7. What should I do?!"

Mes nesh: "E dashura ime do të dijë se ku jam 24/7.
Photo: Among Us/ ANABEL

"Hey Annabelle,

I'm writing to you about a situation that's been on my mind and I don't know how to handle it. I've been with my girlfriend for a few months now. The relationship is healthy, but because of the work we both have, we usually see each other once a week. I'm in my late 20s, and she's 23. Everything has been going well so far, some small arguments, but normal, like any couple.

The last time we met, she asked me something I wasn't expecting: “Why don't we always leave location sharing on?” I was a little speechless. I'm focused solely on her and haven't given her any reason to suspect me, so I didn't take it too well.

I said: “Okay, we're still building the relationship, why do you need to share location openly all the time?” She said “no, it's just for safety”, “what if something happens?”, “so we both know where the other is”, etc., etc. I didn't accept and got upset. I understand the logic, but on the other hand it seems a bit exaggerated, like you're always checking up on each other.

Now I'm in a dilemma whether to do it or not? I have nothing to hide, but I don't want to seem "controllable" or lose my privacy. On the one hand, it seems fair to me, on the other hand, the relationship should have a little freedom, not just share location every hour.

I know it seems like a stupid question, but it's a little weird to share every move with someone, so I'd like your opinion...

Thank you," - written by an anonymous guy for the "Between Us" column in Anabel.